Futboll Kategoria Superiore Sport

“KËRCËNON” LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Duam fitoren ndaj “Të Kuqve”…

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti, kërkon që skuadra e tij të sigurojë rezultat pozitiv ndaj Liverpulit, edhe pse kampionët e Anglisë janë favoritë për të fituar në Bergamo. Pas mbërritjes deri në çerekfinale edicionin e shkuar, skuadra e shqiptarit do të tentojë edhe këtë vit të bëjë surprizën.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë. Tani përballemi me Liverpulin me më shumë besim. Kemi disa probleme fizike dhe na duhen disa ditë për të marrë veten. Rëndësi ka që luajmë në shtëpi dhe të marrim një rezultat të mirë”, tha qendërmbrojtësi, i cili u ndal të komentonte fitoren e Atalantës 1-2 ndaj Krotones.

“Kishim shumë gjëra për të humbur dhe e dinim që do të ishte një takim shumë i vështirë, pasi të gjitha skuadrat që kanë luajtur këtu kanë vuajtur. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë dhe ndoshta më pak mirë në 45 minutat e dyta. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen me një tjetër gol, por nuk ia dolëm”, deklaroi Gjimshiti.

Related posts

PAS TROFEUT TË FITUAR/ Isco nuk merrë pjesë në xhiron e nderit të Real Madridit

Delo.autor

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, sulmuesi që e mbylli me Arsenalin transferohet te skuadra e njohur europiane

F.autor

E PAZAKONTË/ Përballen të dielën në Elbasan. Kukësi e Partizani, rivalë edhe në… stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment