Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan mendon për të ardhmen, arrin akordin për transferimin e mbrojtësit italian

Milani prej kohësh është fokusuar te lojtarët e rinj, për të formuar një skuadër konkurruese për të ardhmen.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi dhe pikërisht një talent e kanë prenotuar për të ardhmen. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Milanit kanë mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin 23-vjeçar të Breshas, Andrea Sistana.

Ky i fundit tregoi paraqitje të shkëlqyera me Breshën sezonin e kaluar në Serinë A dhe kjo duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Milanit.

Italiani shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe për këtë arsye drejtuesit kuqezi kanë nxituar për të arritur marrëveshjen. Lojtari do të qëndrojë te Bresha deri në fund të sezonit dhe më pas do të bashkohet me Milanin.

Related posts

E VEÇANTË/ Luan kundër INTERIT, por ka një TATUAZH të Marco Materazzit

Isa.Autor

INTERI NË “DIETË”/ Tani nisin spastrimet. Pesë lojtarë me “valixhe” në duar

Delo.autor

Coutinho-Iniesta, tek Barcelona lind problemi i papritur

Q.Autor

Leave a Comment