Futboll Seria A Sport

KAOS NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Serie A kthehet në “xhungël”, klubet krijojnë fronte

Klimë gjithmonë e më shumë e tensionuar në futbollin italian! Një farë “të gjithë kundër të gjithëve” që po formohet dhe fortifikohet… Nga një anë Juventusi & Co, duke qenë se presidenti Agnelli kërkoi shtyrjen e ndeshjes ndaj Interit për në datën 13 maj. Përkrah bardhezinjve Udinese që prej ditësh po bindte drejtuesit e Ligës për të shtyrë ndeshjen ndaj Fiorentina.

I janë bashkuar Juventusit dhe Udineses edhe drejtuesit e Milanit (Gazidis nuk donte që kuqezinjtë të  luanin në fundjavë ndaj Genoas dhe më pas të mërkurën të zbrisnin në fushë ndaj Juventusit të shlodhur në fundjavë) dhe Genoas.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, është bërë palë me Interin, pasi sipas tij lufta për mbijetesë manipulohet dhe falsifikohet në këtë formë me shtyrjen e disa ndeshjeve. Një luftë që vlen 30 mln euro dhe që duke parë se disa ekipe luajnë ndeshjet e tyre në fund më shumë se të tjerët, mund të kenë avantazhe. i shtohet listës së revoltës edhe Fiorentina, e bezdisur që shkoi në Udine dhe më pas vetëm 5 orë nga ndeshja e kampionatit, mori lajmin se do të shtyhet.

Lufta e radhës është Atalanta-Lazio, pasi bergamaskët do të kërkojnë që ndeshjen e tyre ta luajnë të premten dhe jo të shtunën, për të pasur 24 orë më shumë për të përgatitur Valencia-Atalanta në Champions League. Zgjidhje që nuk i pëlqen Lazios, aq sa Lotito ka bërtitur: “Nuk më plas fare se çfarë kalendari kanë ata!”… Praktikisht, gjithsekush sheh “kopshtin e tij”.

Një xhungël e quajtur Serie A, me alarmin e koronavirusit në rajone të caktuara, aty ku luhet pa tifozë dhe nuk luhet fare… dhe aty ku luhet rregullisht!

Related posts

MERR FUND GJITHÇKA/ INTERI ka një as nën mëngë për të BLERË MODRIC

Isa.Autor

NUK I MBAN NERVAT/ Humbi ndeshjen, portieri godet pajisjen e VAR-it (VIDEO)

Delo.autor

THUR ELOZHE YLLIT TË INTERIT/ Adriano: Ai është një lojtar i madh, do të kishim qenë…

Delo.autor

Leave a Comment