Futboll Seria A Sport

KRIZA PREJ COVID-19/ Presidenti i Serie A: Situata është e rëndë, liga do të humbasë 600 milionë euro

“Fillimi i kampionatit ka qenë një sukses. Situata është e rëndë: nga shkurti në dhjetor Seria do të humbasë 600 milionë euro, 400 nga biletat dhe 200 nga sponsorët”.

Këto kanë qenë fjalët e Paolo dal Pino, presidenti i Lega Serie A, në një ndërhyrje të bërë në Global Boardroom të Financial Times, në lidhje me ndikimin e Covid-19 në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Numri një i futbollit italian ka folur më pas për strategjitë për të rimëkëmbur kampionatin italian në nivel global.

“Covid mund të jetë një mundësi për të ndryshuar modelin e biznesit të Lega-s, edhe pse është e vështirë ta modernizosh biznesin në këtë situatë, në një moment kaq të vështirë”.

“Kemi filluar të flasim me fonde private investimi para pandemisë dhe jemi në fazën e fundit të negociatave, Objektivi është t’i shfrytëzojmë aftësitë e tyre për të rritur vlerën e Serisë A për një periudhë afatgjatë”.

“Kam besim, është një mundësi rritjeje, por gjëja kryesore është të kesh një strategji”, ka thënë Dal Pino.

Related posts

PRITET TË THËRRITET NGA PËRFAQËSUESJA E ITALISË/ Reagon vëllai i Balotellit: Tregoju se sa i uritur je

Delo.autor

“DE LIGT, SHKO TEK BAYERN MUNICH”/ Rud Gulit tërbon “bardhezinjtë”: E dashuroj Lewa-n, Haaland të…

Delo.autor

JEP MESAZHIN E QARTË KAMPIONIT TË BOTËS/ Zidane i vendosur: O sot o kurrë për të luajtur me Real…

Delo.autor

Leave a Comment