Futboll Sport

KUSHTON 1.2 MILIARDË PAUND/ Njihuni me kombëtaren më të shtrenjtë të “Euro 2020”

Anglia mund të mos jetë kualifikuar për në finalet e Ligës së Kombeve vitin e ardhshëm, por “Tre Luanët” do t’u drejtohen finaleve të “Euro 2020” verën e vitit 2021 me krenarinë e skuadrës më të shtrenjtë të turneut.

Në total, skuadra e Garet Sauthgejtit kushton 1.26 miliardë paund, një shifër që nuk i afrohet asnjë prej 23 kombëtareve të tjera finaliste. Kombëtarja e dytë më e shtrenjtë është Franca, kampionia e botës, me një vlerë prej 932 milionë paundësh, plot 328 milionë sterlina më pak sesa ishullorët.

Sipas sajtit të specializuar për vlerat e futbollistëve, “Transfermarkt”, Anglia renditet kaq lart, për shkak të vlerës së lartë të kartonëve të yjeve që luajnë për të. Gjysmëfinalistet e Botërorit “Rusi 2018” krenohen me tre futbollistë me një vlerë kartoni mbi 100 milionë paund.

Ata janë Rahim Sterling (115 milionë), Herri Kejn (108 milionë) dhe Xhejdën Sanço (105 milionë), ndërsa mbrojtësi i Liverpulit, Trent Aleksander-Arnold, nuk është shumë larg tyre (99 milionë paund). Asnjë nga kombëtaret e tjera të “Euro 2020” nuk ka më shumë se një lojtar që kushton mbi 100 milionë paund.

Lojtari më i kushtueshëm i Francës është Kilië Mbape, i cili është edhe më i shtrenjti në botë për momentin sipas “Transfermarkt”, 162 milionë paund. Por, skuadra e Didie Deshampit “fundoset” në vlerë prej 8 futbollistëve, të cilët kushtojnë rreth 50 milionë paund. Anglia ka 6 lojtarë në këtë kategori, ndërsa Gjermania 7 futbollistë +50 milionë paund, udhëhequr nga Serzh Gnabri (81 milionë paund).

Spanja, e udhëhequr nga ylli i saj më i ri, Ansu Fati (72 milionë), renditet në vend të tretë (758 milionë paund). Pastaj është Portugalia (686 milionë), me Zhoao Feliksin në krye dhe jo Kristiano Ronaldon dhe Gjermania (664 milionë) që e mbyll pesëshen e parë të renditjes. Belgjika e mbushur me yje renditet në vend të 6-të, pavarësisht se ka Kevin de Bryjnen, i cili i vetëm kushton 108 milionë paund. Pas tyre renditet Italia (591 milionë), me në krye portierin Xhanluixhi Donaruma dhe Marko Verratin (të dy kushtojnë 54 milionë paund).

Nga këtu, ka një rënie të ndjeshme vlere, me Holandën që kushton 422 milionë dhe Van Dajkun futbollistin më të shtrenjtë të “Tulipanëve” (72 milionë). Në fund të klasifikimit renditet Finlanda, me vetëm 32 milionë paund vlerë në total. Skandinavët janë një prej katër kombëtareve që kushton më pak se 100 milionë paund.

Related posts

PAK DITË PAS SHKARKIMIT/ Jose Mourinho rikthehet në vendlindje por… (FOTO)

Delo.autor

Messi po ndërton formacionin kundër Nigerisë, ja çfarë kërkon ylli argjentinas

Isa.Autor

FYERJE ETNIKE NDAJ IBRAS DHE TIFOZË NË STADIUME/ Ja vendimi që merr UEFA mbi ndeshjen Crvena Zvezda-Milan…

Delo.autor

Leave a Comment