Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Talenti Nikaj largohet nga Vllaznia dhe firmos kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

Talenti shkodran Ardit Nikaj, është përforcimi i radhës i Skënderbeut në merkato. Futbollisti 19-vjeçar, i cili është produkt i akademisë së Vllaznisë, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubi korçar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Nikaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, teksa shihet duke pozuar me presidentin Takaj dhe Denis Balajn, i cili së bashku me Shkumbin Qormemetin janë agjentët e shkodranit.

19-vjeçari luan në repartin ofensiv, teksa i bën të gjitha pozicionet, qoftë atë të sulmuesit qendror si dhe atij të krahut. Mesa duket shkodrani nuk arriti akordin me drejtuesit e Vllaznisë, për të qenë pjesë e skuadrës së parë dhe kësisoj vendosi të transferohet te Skënderbeu.

Related posts

ZYRTARE/ Ndodhet aktualisht në zonën Champions, Arsenali merr vendimin për Mikel Artetën

F.autor

Notat e lojtarëve: SPAL 1-1 Inter, dështojnë Icardi dhe Miranda (FOTO)

Q.Autor

“KEQARDHJA IME E VETME NUK…”/ Vazhdon lufta në fushë dhe rrjetet sociale, spanjolli i OM e quan “plehrë” Neymar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment