Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Armando Broja dhe Balaj shënuan, por ja kush vlerësohet më mirë… (FOTO)

Edhe kjo javë që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit tonë. Jo vetëm gola nga Armando Broja dhe Bekim Balaj, por dhe paraqitje mjaft pozitive nga Eduart Rroca, Mërgim Mavraj dhe Gentian Selmani.

Mesfushori i Istanbulsporit spikati në ndeshjen kundër Giresunsporit, takim që përfundoi me shifrat 1-1. Ish-futbollisti i Kukësit u aktivizua 85 minuta. Ai u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7.7.

Paraqitje pozitive bëri dhe Gentian Selmani me Menemensporin në kategorinë e dytë të futbollit turk. Portieri i Shqipërisë mbrojti të paprekur portën në fitoren 0-2 kundër Umraniesporit duke u shpërblyer me notën 7.6.

Tjetër paraqitje e mirë dhe për ish-kapitenin e Shqipërisë Mërgim Mavraj. Pas asistit në fitoren ndaj Regensburgut 3-1, ish-futbollisti i kombëtares realizoi një ndeshje të mirë kundër Nurenbergut në Bundesligën 2 duke fituar me shifrat 2-3. 34-vjeçari mori notën 7.2.

Befasues ishin dhe dy sulmuesit e Shqipërisë Bekim Balaj dhe Armando Broja. Futbollisti shkodran i Sturm Grazit i dha fitoren ekipit austriak në takimi ndaj Tirolit duke ardhur nga stoli. Ndërsa Broja ishte njeri kyç në fitoren e Viteses në kampionatin holandez kundër Fortuna Sitardit duke shënuar golin e dytë. Të dy sulmuesit kuqezi kanë marrë notën 7.2 nga “Sofa Score”.

Vlerësimet e Rrocës, Selmanit, Mavrajt, Balës dhe Brojës sipas “Sofa Score”

Related posts

LARGIMI I GATUSSOS NGA STOLI/ Ja 3 kandidatët kryesorë për drejtimin e “Kuqezinjve” (FOTO)

Delo.autor

GAFA E KARIUS/ Ja çfarë i tha BALE pas përfundimit të fianles, duhet që ta kishte…

Isa.Autor

“PËRGJITHMONË…”/ Ndarja nga jeta e Paolo Rosit, ja çfarë shkruan bashkëshortja e legjendës italiane

Delo.autor

Leave a Comment