Futboll Seria A Sport

IA DEDIKOI GOLIN LOJTARIT SHQIPTAR/ Por Alvaro Morata rrezikon të humbasë dy ndeshje (FOTO)

Juventusi ka fituar vetëm një nga 5 transferta në kampionat dhe kjo krizë jashtë Torinos u konfirmua edhe përballë Beneventos, një barazim 1-1 i cili la një shije shumë të hidhur, pasi në të njëjtën kohë ngre shumë pluhur për çështjen e titullit kampion. Bardhezinjtë shënuan me të përhershmin Alvaro Morata, i cili në minutën e 21-të uli një krosim të ardhur nga Kieza në hyrje të zonës, dribloi mbrojtësin që kishte përballë dhe godet saktë me të majtën në rrjetë, pasi topi preku fillimisht shtyllën. Spanjolli, i cili festoi të tetin në sezon (3 në Serinë A dhe 5 në Champions) iu drejtua kamerës më të afërt dhe ia dedikoi golin Xhakomo Vrionit.

“Forca miku im”, ishte dedikimi i spanjollit për sulmuesin e Juventusit U-23 dhe të Kombëtares kuqezi, pasi 22-vjeçari kishte thyer kockën e pasme të këmbës, e cila e detyroi të operohej, ndërsa kohët e riaftësimit nuk janë bërë ende të ditura. Nga ana tjetër, vetë Vrioni nuk ngurroi që ta postojë dhe ta falënderojë nga “Instagram”- i Moratën, me shpresën se shumë shpejt do të rikthehen të stërviten sërish së bashku dhe, pse jo, të luajnë edhe për skuadrën e parë.

MORATA RREZIKON – Ndërkohë, kur të gjithë prisnin fundin e pjesës së parë, në minutën e tretë shtesë, nga një goditje pa shumë pretendime e Leticias nga pozicion diagonal, Benevento gjen golin e barazimit, që nervozon shumë Juven. Rikthimi në pjesën e dytë sheh dominues kampionët në fuqi, por nervozizmi bëhej më i madh me kalimin e minutave derisa në sekondat finale, Morata pretendon një penallti, pas një kontakti me Tuain, por arbitri la vijimin e aksionit.

Në fund, numri 9 bardhezi, shumë i revoltuar, i lëshon një fjalë më shumë kryesorit të ndeshjes: “Ajo ishte një penallti e turpshme dhe nuk e vërshëlleve”. Dhe kaq mjafton që Paskua t’i tregojë kartonin e kuq, ndonëse, siç raporton media italiane, tani ekziston frika që Alvaro Morata, si rrjedhojë e sjelljes agresive ndaj arbitrit, mund të rrezikojë jo një, por të paktën 2 apo më shumë javë dënim, një vendim që mban Juventusin shumë në ankth.

Related posts

KLOPP KËRKON PËRFORICME NË EKIP/ Liverpool hidhet në sulm, synon të marrë dy yjet e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

DO TË PËRBALLET ME INTER/ Flet Griezmann: Është e vështirë kur nuk luan “Pleshti”, por…

Delo.autor

MADHËSHTORE/ Ja mesazhi i Presidentes tifoze të Kroacisë para ndeshjes finale (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment