Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të…

Sergio Ramosit i mbaron kontrata në fund të sezonit, prandaj kapiteni mund të largohet nga klubi. Madrilenët mendojnë se mbrojtësi nuk do të largohet dhe do të rinovojë, por Cristobal Soria, një ndjekës i futbollit spanjoll thotë se lojtari do të largohet.

Ai foli për El Chiringuito dhe mendon se kapiteni do të shkojë larg Madridit. “E njoh mirë Sergion, është i fiksuar me Real Madrid dhe dëshiron të qëndrojë, por e shoh më shumë jashtë sesa brenda ekipit.

Ka vetëm 20% që të vazhdojë me këtë klub dhe 80% shanse që të largohet. Presidenti Perez nuk e ka kuptuar akoma se Sergio Ramos do të jetë i lirë të firmosë për një tjetër skuadër të madhe evropiane pas 48 ditësh.

Të gjithë e dinë përveç presidentit të Realit. Po flasim për një lojtar me një rendiment të pabesueshëm, Sergio është më i fortë tani sesa kur ishte 25 vjeç”, – deklaron Cristobal Soria.

Related posts

KRITIKON ASHPËR NEYMAR PËR SJELLJEN E TIJ/ Ish-ylli i PSG: Ka humbur rrugën dhe është i llastuar

Delo.autor

TËRBOHEN INTERISTAT/ SKRINJAR: “San Siro” magjepsës, idhulli im është RONALDO

Isa.Autor

“ASKUSH NUK KA DËSHTUAR NË SEKS ME MUA”/ Wanda Nara rrëfen: Ja sekreti me Brozovic…

Delo.autor

Leave a Comment