Futboll Seria A Sport

LËVIZJA E PAPRITUR E NEJMARIT/ Braziliani vendos për të ardhmen e tij

Nejmar ka bërë një lëvizje të papritur së fundmi, teksa kërkon rinovimin e kontratës me PSG-në.

Sipas asaj që raporton “Sunday Mirror”, braziliani i ka bërë me dije drejtuesve se është i lumtur te skuadra parisiene dhe dëshiron të qëndrojë gjatë aty. Në këtë situatë, ai është shprehur se është gati për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2022.

Kujtojmë se verën e vitit të kaluar, sulmuesi kishte pasur problem me tifozët, e gjitha për shkak se ai kërkonte të largohej, për t’u rikthyer te Barcelona. Megjithatë tashmë duket se situate ka ndryshuar dhe braziliani dëshiron të qëndrojë në “Parc de Prince”.

Related posts

NGA SULMUESIT LEGJENDARE TEK PORTIERËT E “PATHYESHËM”/ Këta janë 20 kampionët që nuk e kanë fituar kurrë Championsin

F.autor

“NDESHJEN E KALUAR NA MPOSHTI APOLONIA, POR…”/ Trajneri Duro: Laçi do titullin, Kukësin e dominuam totalisht

Delo.autor

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Afrikani NUK DI të bëj GOL me portën BOSH, jo një herë, por…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment