Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Juventus-Ferencvaros. Rezultati 2-1

Fitore  për të vendosur “në akull” kualifikimin. Ky është qëllimi i Juventusit i cili, pasi ka mundur Ferencvaros në Hungari lehtësisht, e pret atë sonte në Stadium për të mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve sa më shpejt të jetë e mundur, natyrisht duke vendosur më pas me Barcelona se cili ekip do të dilte i pari.

Andrea Pirlo ka zgjedhjet e detyrueshme në mbrojtje: debutimi sezonal i Alex Sandro nga 1′, në qendër është Danilo me De Ligt. Szczesny kthehet në portë. Në mesfushë, McKennie i preferuar, Bernardeschi në të majtë dhe Kulusevski në stol.

Periudhë pushimi për Morata: në sulm, me Cristiano Ronaldon, është Dybala. Serhij Rebrov ndryshon pesë elementë krahasuar me formacionin në Budapest në fillim të nëntorit. Në sulm është Boli me Uzuni dhe Nguen.

 

LIVE/ Juventus – Ferencvaros 2-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+2/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 35/ Juventus barazon shifrat me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

MINUTA 19/ Ferencvaros kalon në avantazh me golin e shënuar nga Myrto Uzuni.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

RREGULLORJA/ Vendi i tetë në Superiore dhe biletat për në Europë, ja çfarë duhet të dini

Delo.autor

JEP LAJMIN E LAMTUMIRËS/ Deklaron Buffon: Parisi do të jetë përgjithmonë një…

Delo.autor

PUBLIKOHET TOP-11/ Tifozët injorojnë Messi-n, zgjedhin më të mirin dhe më të keqin e La Liga-s

Delo.autor

Leave a Comment