Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Atalanta-Liverpool. Rezultati 0-5

Atalanta-Liverpool është kryendeshja e javës së tretë e Grupit D në Ligën e Kampionëve. Atalanta e pret Liverpoolin sonte në Bergamo në kërkim të një fitoreje të dytë në Ligën e Kampionëve, pas një fitoreje dhe një barazim.

Në këtë ndeshje, trajneri i Atalantas nga minuta e parë e ka angazhuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti derisa në sulm kanë startuar Zapata. Në anën tjetër Liverpool në këtë ndeshje ka startuar pa Xherdan Shaqirin, pavarësisht paraqitjeve të mira të tij.

Megjithatë vërehen disa ndryshime në sulmin e e Liverpool ku nuk ka startuar nga fillimi Firmino por Jota që do të luajë nga fillimi me dyshen Mane dhe Salah. Pas dy xhirove në vendin e parë është Liverpool me 6 pikë kurse në vendin e dytë është Atalanta me 4 pikë. Vendin e tretë dhe katër në Grupin D e ndajnë Ajax dhe FC Miditjyland.

 

LIVE/ Atalanta – Liverpool 0-5

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 49/ Liverpool shënon golin e katërt me golin e shënuar nga Sadio Mane.

MINUTA 47/ Liverpool thellon shifrat me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 33/ Liverpool dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Diogo Jota.

MINUTA 16/ Liverpool kalon në avantazh me golin e shënuar nga Diogo Jota.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

MBI SEZONIN 2021-22/ Dorëzohet Allegri, ja tre favoritët e tij për titullin në Serie A

Delo.autor

SERIE A/ Juventus dhe Thiago Motta bindin në javën e parë, bardhezinjtë mposhtën Comon e Fabregas 3-0

F.autor

“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”/ Ish kapiteni i Realit krahason dy yjet

Delo.autor

Leave a Comment