Të martën e 11 marsit rikthehet Champions League me katër ndeshjet e para të kthimit për fazën e 1/8. Mbrëmjen e sotme tifozët e futbollit do mësojnë katër skuadrat e para që do marrin një biletë për në çerekfinale, ku të avantazhuar janë Interi dhe Bayern Munich, falë fitoreve më bindëse në sfidat e një jave më parë.
Gjithçka nis në orën 18:45 në Katalonjë, aty ku Barcelona pret ‘Shqiponjat’ e Benficas. Skuadra e Hansi Flick fitoi 0-1 në Portugali një javë më parë, mirëpo avantazhi është minimal dhe gjithçka e hapur.
Ora 21:00 zbret në fushë gjashtë skuadra. Në ‘BayArena’ Bayer Leverkusen pret Bayern Munich, me miqtë që kanë fituar 3-0 ndeshjen e parë në Bavari. Vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë ‘Aspirinat’ për më tej.
Në ‘Giuseppe Meazza’ Interi luan kundër Feyenoord, me italianët që kanë epërinë e dy golave nga ndeshja e parë në Rotterdam. Në ‘Anfield’ Liverpooli pret PSG-në. Anglezët fituan 0-1 në Paris dhe gjithçka mbetet e hapur.
Champions League, faza e 1/8 – Ndeshjet e kthimit:
E martë, 11 mars 2025
18:45 Barcelona – Benfica (1-0)
21:00
Bayer Leverkusen – Bayern Munich (0-3)
Inter – Feyenoord (2-0)
Liverpool – PSG (1-0)
E mërkurë, 12 mars 2025
18:45 Lille – Dortmund (1-1)
21:00
Arsenal – PSV (7-1)
Aston Villa – Club Brugge (3-1)
Atletico Madrid – Real Madrid (1-2)
