Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Shqipëri-Bjellorusi “Air Albania”. Rezultati 3-2

Ka startuar në “Air Albania” sfida më e rëndësishme e grupit ajo mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kush fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.

Edi Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë.

Elseid Hysaj do të mungojnë në ketë ndeshje pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19. Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.

 

LIVE/ Shqipëri – Bjellorusi 3-2

Cikalleshi 19′ , 27′ , Manaj 44′ / Skavish 35′ , Ebong 80′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet ndeshja

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

84’ Momente paniku në portën e Shqipërisë. Kuqezinjtë shpëtojnë për mrekulli nga pësimi i golit të tretë. Sulmuesi bjellorus shpërdoron një rast të artë.

80’ GOL BJELLORUSIA 3-2/ Panik në mbrotje, kundërshtarët depërtojnë me lehtësi dhe mposhtin portierin Berisha për herë të dytë, me anë të futbollistit Ebong.

78’ Portieri i Bjellorusisë i mohon një gol të sigurt Balajt. Pas një harkim nga këndi nga ana e Uzunit, shkodrani godet bukur me kokë, por ndalet nga portieri.

76’ Laçi kombinon bukur me Uzunin, i cili provon të shënjestrojë portën, por ndalet në momentin e fundit nga mbrojtësit bjellorusë.

71’ Kuqezinjtë “flirtojnë” me golin e katërt, me anë të Qazim Laçit, i cili provon me një gjuajtje potente, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

70′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha e lojës edhe Rei Manaj, vendin e tij e merr Myrto Uzuni.

68’ Skavish i vjedh sërish kohën Ismajlit, provon të rrezikojë me një gjuajtje, por reagon mjaft mirë mbrojtësi shqiptar, i cili devijon në momentin vendimtar në këndore.

67’ Numri 20 i Bjellorusisë Saçivko, provon me një gjuajtje potente nga distanca, ndal Berisha në dy kohë.

64’ Shqipëria kryen 2 zëvendësime. Largohet nga loja autori i dopietës, Sokol Cikalleshi, vendin e tij e merr Bekim Balaj. Gjithashtu nga fusha largohet edhe Memushaj, për t’i lënë vendin Selahit.

61’ Fantastik Berat Gjimshiti me ndërhyrjen e tij, duke larguar në këndore një rrezik të Bjellorusisë nga krahu i djathtë i portës së Shqipërisë.

59’ Kuqezinjtë e Rejës, mundohen të menaxhojnë mirë avantazhin e 2 golave, duke e ulur disi tempin e lojës.

53’ Laçi provon të shënojë në hyrje të zonës, por gjuajtja e mesfushorit shqiptar nuk është e duhura. Futbollisti merr kritika nga trajneri Reja.

48′ Bjellorusët agresivë në pjesën e dytë, shkaktojnë faulle të shumta në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

44’ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-1/ Fantastik Rei Manaj. Finalizim mjaft i bukur i lushnjarit pas asistit të Gjasulës, teksa nuk fal brenda zonës, ku me një gjuajte potente, e dërgon topin në rrjetë.

42’ Memushaj provon të japë një asist fantastik nga një distancë e konsiderueshme për Manajn, por sulmuesi lushnjar, nuk arrin të kontrollojë dot topin, duke i humbur rrezikshmërinë aksionit.

39’ Tjetër tentativë e bjellorusëve me anë të autorit të golit, Skavish, por kësaj here gjuajtje e tij ndal et nga Berisha. Vuan Kombëtarja shqiptare në këto minuta.

35’ GOL BJELLORUSIA 2-1/ Miqtë ngushtojnë diferencën me Skavish, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën. Një gol i shënuar nga hiçi që fut sërish në lojë bjellorusët.

27′ GOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Bomberi kavajas tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat. Fantastik Cikalleshi.

26’ Penallti për Shqipërinë, e fiton sulmuesi Rei Manaj, pas një dueli me portierin. Penalltinë e akordon gjyqtari anësor.

19’ GOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fal me kokë duke tundur rrjetën.

17’ Doka bën një kalim spektakolar nga krahu i madh, harkon në qendër të zonës, për Manajn dhe Cikalleshin, por askush nuk arrin ta devijojë, teksa largojnë rrezikun mbrojtësit e Bjellorusisë.

8’ Minuta të mira për kuqezinjtë, të cilët duken më kërkues duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e bjellorusëve.

4’ Tjetër rasti i rrezikshëm i tanëve. Cikalleshi provon me një goditje nga brenda zonës, topi përfundon mbi kuadrat.

2′ Start fantastik i Shqipërisë. Cikalleshi fiton një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm. Bomberi kavajas provon me një tentativë të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën.

1′ Ka startuar “finalja” në “Air Albania”.

Related posts

REFUZON SUPER OFERTËN E ARSENALIT/ Vlahovic: nuk flitet për para, por ambicje

Delo.autor

ÇFARË FUTBOLLISTI/ BARÇA dhe REALI në garë për SUPER TALENTIN brazilian

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment