Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Kazakistan. Rezultati 3-1

Ka startuar në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit,  e vlefshme për Ligën e Kombeve. Objektivi i kuqezinjve është padyshim fitorja, për të shpresuar deri në fund, te vendi i parë në grup.

Trajneri Edi Reja, e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke mos bërë shumë eksperimente, për sa i përket titullarëve. Ndryshe nga ndeshjet e fundit, tekniku italian, ka rikthyer besimin te “garda e vjetër”, ku spikasin emrat e Memushajt, Abrashit dhe Cikalleshit. Përballja e sotme një “finale” për Shqipërinë. Pasi në rast të një triumfi të munguar, vendi i parë do të kthehej në një mision të pamundur!

 

LIVE: SHQIPËRI – KAZAKISTAN 3-1

Cikalleshi 16′, Ismajli 23′, Manaj 62′  / Abiken 24′

KOMENTI LIVE:

84′ Pranë golit Kazakistani me Vorogovski, por tentativa e futbollistit mik ndalet mjaft bukur nga portieri Etrit Berisha.

75′ Epërsia e 2 golave, i jep mundësinë kuqezinjve që të administrojnë qetësisht lojën, me qarkullim të topit në mesfushë.

69′ Depëritim fantastik i Manajt, që shmang 3 lojtarë, por gjuajtja e sulmuesit lushnjar në hyrje të zonës lë për të dëshiruar dhe shkon drejt e në duart e portierit.

67′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha Uzuni, vendin e tij e merr Albi Doka.

63′ Shpëton për mrekulli porta e Berishës, pranë golit të dytë kazakët, të cilët si për çudi, gjejnë forcë dhe reagojnë menjëherë pas golit të pësuar, ashtu si në golin e dytë!

62′ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-1/ Rei Manaj tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë! 

61′ Fantastik Amir Abrashi, që fiton një 11-metërsh, pas një këmbëngulje për t’u admiruar.

57′ Goditje dënimi për Shqipërinë, provon Cikalleshi, me një predhë, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

53′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha Kallaku, vendin e tij e zë Klaus Gjasula.

52′ Uzuni harkon në zonë, nuk arrin aty Manaj të devijojë.

49′ Shqipëria në kërkim të golit të tretë. Kallaku shërben bukur për Memushajn që provon fluturimthi, por ndalet nga portieri mik.

46′ Starton pjesa e dytë. Trajneri Reja nuk bën ndryshime.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Shqipëria në kërkim të golit të sigurisë. Kazakët provojnë të na surprizojnë me daljet e rrezikshme në sulm.

36′ Të pafat kuqezinjtë! E pabesueshme! Uzuni dhe Hysajn nuk arrijnë të shtyjnë dot topi në rrjetë shumë pranë vijës fatale. Nuk iu besojnë syve kuqezinjtë…

34′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Provon Memushaj nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

31′ E pabesueshme çfarë humbet Uzuni i vetëm përballë portierit. Talenti beratas, ka provuar me një goditje klasi, por është nxituar duke gabuar gjithçka.

29′ Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë duke humbur ndeshjen e radhës ndaj Bjellorusisë.

24′ GOL KAZAKISTANI 2-1/ E pabesueshme! Miqtë realizojnë nga mesi i fushës! 

23′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Realizon edhe mbrojtësi Ismajli. Pas një këmbëngulje të admirueshme, shqiptari nuk fal brenda zonës.

16′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Sokol Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas harkimi nga e djathta nga ana e Memushajt, bomberi kavajas nuk fal duke goditur saktë me kokë. Goli i parë i Shqipërisë në stadiumin e ri “Air Albania” .

12′ Minuta të mira për kuqezinjtë që kërkojnë me ngulm golin e avantazhit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e kazakëve.

9′ Pranë golit Shqipëria me Manajn. Pas krosimit të Hysajt nga e djathta, sulmuesi lushnjar godet bukur me kokë, por reagon mjaft mirë, portieri i Kazakistanit, që e dërgon rrezikun në këndore.

8′ Shqipëria fiton goditje e parë nga këndi.

5′ Drithërima në portën e Shqipërisë. Numri 11 i Kazakistanit, Vorogovski, provon me një predhë me të majtën nga distanca, Berisha reagon mjaft mirë duke e devijuar në këndore.

3′ Kazakistani fiton goditjen e parë nga këndi. Rreziku largohet nga Cikalleshi.

2′ Menjëherë rrezikshëm Shqipëria. Memushaj harkon nga e majta në zonë. Provon Gjimshiti me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Kuqeiznjtë e nisin vrullshëm. Shpërthen Uzuni nga e majta, futbollisti kundërshtar Kerimzhanov, detyrohet të shkaktojë faull taktik, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të verdhë.

1′ Ka nisur sfida në “Air Albania”. Topin e parë e luajnë miqtë nga Kazakistani.

Related posts

SKËNDERBEU-BYLIS/ Momente tensioni në Korçë. Arbitri akordon 11-metërsh për ballshiotët, por më pas… (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez sërish në spital pas operacionit: Nuk rikthehem më…

Delo.autor

Nicola Rizzoli: VAR-i eliminon gabimet, por jo polemikat

Sadik.Autor

Leave a Comment