Futboll Shqipëri Sport

“NUK KEMI PRESION PËR FITORE”/ Salihi: Atmosfera në skuadër është më e mirë se dy grumbullimet e fundit

Zv/trajneri i Shqipërisë Hamdi Salihi tregoi se atmosfera në kampin kuqezi është më e mirë se dy grumbullimet e muajve të fundit Për “Rubrikën Sportive” në “RTSH Sport”, Salihi theksoi skuadra nuk ka presion për të fituar sot ndaj Kazakistanit.

Për sa i përket faktit që sulmi i ekipit është bllokuar, ish-sulmuesi i kombëtares u shpreh se shpreson që sulmuesit të jenë sot në ditën më të mirë.

“Atmosfera në skuadër – E gjithë pjesa tjetër e ekipit është stërvitur në rregull. Gjendja është më e mirë se dy grumbullimet e fundit.

Presion për fitore ndaj Kazakistanit – Presion për fitore nuk ka, por të gjithë njerëzit dhe lojtarët duhet të fitrojmë për të kapur objektivat. Nuk kemi presion medoemos nga Federata apo stafi teknik.

Ndryshime e shpeshta në formacion – Kjo është e mira që mund të zgjedhësh shumë nga 25-26 lojtarë, janë të aftë të jenë pjesë e formacionit. Edhe ata që janë në stol, e dinë konceptin që ka trajneri. Çdokush mundohet të futet të bëjë detyrat në fushë.

Besëtytni për sulmin – Përveç punës, puna kryesore e imja është të jem pranë sulmuesve. Shpresoj të jenë në ditën e mirë”, u shpreh zv/trajneri i Shqipërisë Hamdi Salihi.

Related posts

Hwvedes për herë të parë titullar: Ishte goli më i lehtë që kam shënuar

Sadik.Autor

ISHIN FUTUR ME FORCË ME MASKA/ Familja e yllit të Tottenhamit plaçkitet nën kërcënimin e thikës

Delo.autor

NGA SHQIPËRIA NË ISLANDË/ Real Madrid pelegrinazh në Europë. Me Gramozin mbeti pa drita (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment