Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Tirana. Rezultati 1-1

Kastrioti dhe Tirana përballen ditën e sotme mes tyre duke filluar nga ora 13:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin fitoren. Krutanët nuk njohin ende humbje në kampionat dhe do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e rezultateve pozitive.

Nga ana tjetër Tirana do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të bërë kthesën, duke ditur qe edhe në javën e ardhshme do të jetë derbi dhe duan të shkojnë me moralin e lartë në këtë ndeshje. Përsa i përket formacionit, trajneri i Tiranës, Nevil Dede i ka surprizuar të gjithë, teksa ka ulur në stol mbrojtësin Kristi Vangjeli.

LIVE: KASTRIOTI-TIRANA 1-1

De Silva 34′ / Muçi 8′ 

KOMENTI LIVE: 

89′ Provon Batha me një tentativë nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e Hidit.

81′ Kastrioti kryen 2 zëvendësimet e radhës, largohen nga fusha, De Silva dhe Rezi në vend të tyre Ajazi dhe Basha.

76′ Pranë golit të dytë Tirana me Muçin, i cili depërton bukur, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Hidi.

70′ Goditje nga këndi për Tiranën, provon Batha me kokë, por jashtë kuadratit.

69′ Mehmeti është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

68′ Pranë golit të dytë por Danso nuk arrin të tregohet i saktë përballë portierit Hidi, pas kombinimit me Sasrakun. Shpërdorojnë një rast të artë kampionët. Krutanët largojnë rrezikun në këndore.

67′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet Halili në lojë Sasraku.

63′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Plaku, vendin e tij e merr Moraesh.

54′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe futbollisti Prodani i Kastriotit. Barazohet numri i kartonave në 1-1.

53′ I sapofuturi Ardit Toli është i ndëshkuari i parë i kësaj sfide.

51′ Zëvendësim te Tirana, largohet Nuriu, vendin e tij e merr Toli.

49′ Moment i rrezikshëm për Kastriotin. Xhuljo Mehmeti provon të depërtojë brenda zonës, por kontrollon portieri Bekaj.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime në këtë fragment të dytë loje.

Mbyllet pjesa e parë.

40′ Zëvendësim te Tirana, largohet Okebugu, vendin e tij e merr Neziri.

34′ GOOOOL KASTRIOTI 1-1/ Vendose barspesha në Kamzë. Braziliani De Silva, mposht portierin Bekaj nga brenda zonës, pas asistit të Rrezit. Në festë krutanët e Ndreut. 

25′ Lojë e luftuar, në mesin e fushës, me faulle të shumta nga të dyja skuadra. Më kërkuese në këto minuta, skuadra e Kastriotit.

22′ Tirana fiton goditjen e dytë nga këndi.

15′ Krutanët kërkojnë të marrin frenat e lojë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm drejt zonës bardheblu, por mbrohet mirë skuadra e Dedes, që nuk lejon hapësira.

10′ Kastrioti pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës. Protestojnë futbollistët krutanë, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

8′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Ernest Muçi kalon në avantazh Tiranën, pas asistit fantastik të Bathës. Talenti bardheblu përfiton nga një gabim i Çelës. Gjuajtje e tij ndalet fillimisht nga Hidi, më pas sulmuesi nuk fal ku në tentativën e dytë e shtyn topin drejt rrjetës.

7′ E pabesueshme çfarë humbet Tirana. Muçi lëviz bukur në hyrje të zonës, pason për  Halilin, i cili i vetëm përballë portierit, tregohet altruist, duke pasuar te Torasa që nuk arrin të shtyjë dot topin në rrjetë.

1′ Ka nisur takimi në stadiumin e Kamzës!

Related posts

ZBULOHET E VËRTETA/ GODIN TREGON përse i tha “jo” ofertës së “djajve”

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Tirana. Rezultati 0-2

Delo.autor

MËSOHET KUNDËRSHARI NË EUROPË/ Ja me kë luajnë “Demat” nëse bën mrekullinë ndaj Sheriff

Delo.autor

Leave a Comment