Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Skënderbeu. Rezultati 1-1

Do të startojë në orën 16:45 në “Niko Dovana”, sfida e vlefshme për javën e parë të kampionatit ajo mes Teutës dhe Skënderbeut. Një përballje interesante, duke ditur rivalitetin që këto 2 skuadra kanë pasur me njëra-tjetrën.

Durrsakët vijnë favoritë në letër, teksa kanë ndëruar një ekip pretendent këtë sezon. Ndërkohë në krahun tjetër, Skënderbeu i Ahmatajt, ka në përbërje shumë lojtarë të rinj, të cilët ngelen për tu parë.

 

LIVE: TEUTA-SKËNDERBEU 1-1

Hebaj 10′ / Meksi 34′

KOMENTI LIVE: 

90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Mensah i vetëm përballë portierit Frashëri. Një mundësi e humbur me vlerë 3 pikë për korçarët.

90+2′ Minuta të mira për Skënderbeun që provon ta fitojë këtë sfidë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Johan Çela provon të surprizojë Frashërin me një gjuajtje nga mesi i fushës, por topi shkon mbi kuadrat.

80′ Dy zëvendësime te Skënderbeu, largohen Mara dhe Rrapaj në vendin e tyre Shabani dhe Çela.

79′ Trajneri Martini kryen 2 zëvendësimet e radhës. Largohet nga fusha Bregu dhe Hebaj në fushë Kapllani dhe Gonçalves.

70’ Tjetër tentativë e Teutës, me Kuron, pas zgjatjes së mirë të Dajsinanit, por futbollisti i Teutës, nuk arrin ta dërgojë topin drejt rrjetës, teksa fiton një këndore.

67′ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Avdyli, vendin e tij e merr Silvio Zogaj.

64’ Fantastik portieri i Skënderbeut, Mario Dajsinani, i cili i ka mohuar një tjetër gol skuadrës durrsake pas tentativës së Emiljano Vilës.

63′ Tjetër tentativë e Rrapajt, por gjuajtja e tij bllokohet nga Todorovski.

57′ Provon Rrapaj me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Frashëri.

55′ Skënderbeu fiton terren dhe kërkon golin e avantazhit. Të pozicionuar mirë mbrojtësit e Teutës.

52′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila, vendin e tij e merr Gruda.

50′ Teuta kërkon golin e avantazhit duke e nisur në sulm fragmentin e dytë.

46′ Starton pjesa e dytë! Ahmataj bën zëvendësimin e parë, largohet Pusi, në vendin e tij mbrojtësi Vitija.

Përfundon pjesa e parë.

45+2′ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë.

45+1′ Bregu provon me të majtën, por jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43’ Sërish Teuta me Avdylin, tjetër reagim fantastik i portierit Dajsinani. I shkon rrotull golit të dytë skuadra e Edi Martinit.

42’ Albano Aleksi i shkon shumë pranë golit. Mesfushori fierak provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Dajsinani, që largon rrezikun në këndorë.

38’ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Pusin, i cili në afërsi të pikës së penalltisë, nuk ka mundur të shtyjë topin drejt kuadratit, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

34’ GOOL SKËNDERBEU 1-1/ Vendoset baraspesha në “Niko Dovana”. Kapiteni Jorgo Meksi, realizon nga një distancë e konsiderueshme, pas përplasjes së portierit Frashëri me Emiliano Vilës. Mbrojtësi përfiton nga kjo dalje e gabuar e gardianit korçar duke tundur rrjetën.

32′ Bregu rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti pas konktaktit me Bicajn, por gjyqtari Meta vazhdon lojën.

24′ Provon Emiljano Vila me një perdhë, gjuajtja e tij grushtohet nga Dajsinani në këndore.

20′ E pabesueshme çfarë humbet Hebaj. Pas arkimit perfekt të Todorovskit, sulmuesi shkodran ka shpërdoruar një rast të hartë me kokë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

10′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Rubin Hebaj kalon në avantazh durrsakët. Pas një harkim nga këndi. Sulmuesi shkodran godet me kokë. I ndihmuar edhe nga devijimi i Mensah, topi shkon në rrjetën e portës së Dajsinanit.

5′ Teuta disi më kërkuese në këto minuta të para, por mungojnë rastet konkrete në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida.

Related posts

S’ka fitues në miqësoren Belgjikë – Portugali

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ja DETAJET e kontratës së Higuainit tek Milani, ZBULONI kur DEBUTON sulmuesi

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Southampton. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment