Futboll Sport

GOLAT/ Man. United për turp, humbet në shtëpi! Wolves ‘kafshojnë’ Leicesterin, Everton paqe me Chelse

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 17-të. Te tri pikët dolën Bournemouth dhe Wolves, ndërsa sfida mes Everton dhe Chelsea u mbyll në paqe pa gola.

Në “Old Trafford” Manchester United u turpërua 0-3 nga Bournemouth. Miqtë janë surpriza e këtij sezoni dhe për momentin ndodhen në zonën evropiane. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Huijsen në minutën e 29-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Kluivert dhe Semenyo. Pas triumfit në derbin kundër Man. Cityt, “Djajtë e Kuq” rikthehen te humbjet dhe nuk kanë vazhdimësi. Me 22 pikë United mbetet në vendin e 13-të, teksa Bournemouth me 28 pikë ngjitet në pozitën e pestë.

Në “Goddison Park” Everton dhe Chelsea barazuan 0-0. Armando Broja mungoi për vendasit pasi është i huazuar nga Chelsea dhe klauzola nuk e lejon të përballet kundër klubit mëmë.

Premier League, raundi 17-të:

E diel, 22 dhjetor 2024

15:00

Everton 0-0 Chelsea

Fulham 0-0 Southampton

Leicester 0-3 Wolves

Manchester United 0-3 Bournemouth

17:30 Tottenham – Liverpool

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Spanja tallet me Gjermaninë, natë e paharrueshme për yllin e City-t (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ ATALANTA-S/ Sarri i jep të drejtë Guardiola-s: Të luash kundër tyre është si të shkosh te dentisti

Delo.autor

PARTIZANI NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ “Demat” nisin bisedimet me ish-golashënuesin e Shkëndijës

F.autor

Leave a Comment