Futboll Sport

“LUAJTËM NJË NDJESHJE TË MADHE”/ Trajneri Kamarata: Do ta dërgojmë Dinamon në vendin ku e meriton

Dinamo ia doli të kualifikohej në Kupën e Shqipërisë, duke eliminuar në raundin e dytë. Pas fitores befasuese në minutat e fundit të shtesës së dytë ndaj Bylisit 1-2, trajneri italian i Dinamos, Fabricio Kamarata është shfaqur i lumtur në intervistën pas ndeshjes për “Supersport”, duke deklaruar se Dinamo do të ringrihet dhe do të jetë në vendin ku e meriton:

ʺKomplimente djemve që kanë luajtur me zemër dhe janë me këmbë në tokë, duke treguar qe luajtën një ndeshje të madhe. Unë gjithmonë e kam thënë se çdo ndeshje është finale pasi duhet të shohim dhe të përgatisim çdo sfidë.

Duke parë këtë paraqitje dhe punën që bëjmë gjatë javës them që kjo skuadër duhet të arrijë një objektiv ku më së shumti të dërgojmë Dinamon në vendin ku e meritojmë. Ju rikujtojmë se Dinamo sezonin e shkuar ishte në një situate të vështirë, më pas erdhi presidenti italian Pontreli ku ndihmoi këtë shoqëri dhe ngadalë-ngadalë do të ndërtojë gjithçka, gjërat nuk bëhen të menjëhershme por jam i sigurt që ky president do ta dërgojë Dinamon sa më lart të jetë e mundur.ʺ, përfundon intervistën Fabricio Kamarata.

Related posts

FITOI PËR HERË TË GJASHTË “TOPIN E ARTË”/ Messi e pranon: Isha i mërzitur kur CR7 më barazoi, sepse…

Delo.autor

“U PREHSH NË PAQE LEGJENDË”/ Mbappé ndryshon pozën e profilit me dedikim dhe mallkon 2020 (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Burnley-Arsenal, Nketiah dyfishon avantazhin për “Topçinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment