Futboll Ligue 1

Zbulohet prapaskena, Emery dyshonte se Lucas Moura ishte “spiuni” i PSG

Një ditë pasi Tottenham shpalli transferimin e Lucas Moura, shtypi francez ka zbuluar një nga aryset pse mesfushori u largua nga Paris Saint-Germain.

Le Parisien raporton të enjten se trajneri Unai Emery nuk e pëlqente brazilianin dhe kishte dyshime se ishte spiuni i skuadrës.

Image result for emery psg

Sipas së përditshmes franceze, stafi teknik hamendësonte se ai i jepte shtypit informacione në lidhje me Neymar dhe Cavani-n, për shembull. E njëjta gjë mendohej edhe për Ben Afra. Mungesa e besimit të trajnerit bëri që ai të shishte yllin brazilian.

Ndjekësit e Emery kanë përsëritur gjithmonë se të dy lojtarët ishin të padëshiruar. Por Neymar nuk ishte i lumtur me largimin e mikut të tij Lucas.

Neymar não queria que o amigo Lucas Moura (D) saísse do PSG

Le Parisien ka theksuar zhgënjimin e numrit 10 për transferimin e Lucas, megjithëse ai kishte thënë se donte që ai të qëndronte.

Lucas, i cili është 25 vjeç, nënshkroi me Tottenham deri më 30 qershor të 2023. Ai nuk ka luajtur pothuajse fare nën drejtimin e Unai Emery.

Related posts

POLEMIKAT PËR STOLIN E KLUBIT TË SERIE A/ Panucci: Roma nuk më ka kontaktuar, jam i fokusuar…

Delo.autor

YLLI “MAGJIK” I FUNDJAVËS NGA KILI/ Sulmuesi “gjunjëzon” portierin me një gol nga mesfusha (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi-Qarabag: Ja si do rreshtohen skuadrat në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

Leave a Comment