Futboll Shqipëri Sport

“MË NË FUND U RIKTHEVA”/ Myrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juventus

Myrto Uzuni ka mposhtur koronavirusin. Lajmin e ka publikuar vetë sulmuesi i Ferencvarosh i cili ka publikuar një foto në “stoty”-n e tij në rrjetin social “Instagram”.

Tek foto e publikuar ai ka hedhur mbishkimin “më në fund u riktheva”. Nuk dihet ende nëse Uzuni do të aktivizohet në ndeshjen e nesër me të Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka munguar në sfida të rëndësishme për klubin e tij në kampionat gjithashtu dhe në Champions ku Ferencvarosh është sfiduar me Barcelonën dhe Dinamo Kiev.

Trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja po mendon t’a ketë në dispozicion Uzunin në sfidat e muajit nëntor, në miqësoren “vëllazërore” me Kosovën dhe dy sfidat në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

 

Related posts

I PARI QË I DHA BESIM BROJËS/ Legjenda e Çelsit gati të bëhet trajneri i një tjetër futbollisti të Kombëtares

F.autor

“E dimë që për ne çdo gjë lexohet, por mjaft”. Klubi i Luftëtarit akuzon mediat

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Ferrari mendon për 2022-shin, pilotët e “kokëkuqes” në pistë për testime

Delo.autor

Leave a Comment