Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Mungon edhe Ismajlgeci, trembin Vangjeli dhe Muçi. Ja situata tek “Bardheblutë”…

Tirana vazhdon të humbasë pjesë pa nisur mirë gara. Pesë të dëmtuarve e të dënuarve u është shtuar edhe Marsel Ismajlgeci. Lojtari i bardhebluve ka probleme me rrëzët e kofshëve dhe e ka humbur përfundimisht sfidën me Kukësin. Jo vetëm kaq, por bardheblutë i kanë bërë një eko lojtarit nëse ai do të jetë gati për sfidën me Teutën në fundjavë. Në fakt, lojtari u është shtuar të dëmtuarve të tjerë, Toshevski, Kale e Çelhaka, por edhe të dënuarve Torasa e Batha që shpresojnë nga falja prej Apelit.

TË TJERËT – Ismajlgeci nuk ishte i vetmi lojtar me shqetësime pas sfidës me Shkumbinin. Kristi Vangjeli mori një goditje në kavilje dhe është në mëdyshje për ndeshjen. Vetëm sot do të shihet gjendja e qendërmbrojtësit bardheblu. Ernest Muçi ka pasur shqetësime dhe dje ka punuar në palestër. Dyshja MuçiVangjeli duhet të jetë në fushën e lojës. Gjithsesi, dje pati një lajm të mirë nga infermieria. Është kthyer nga Maqedonia Kristian Toshevski.

Lojtari ka filluar vrapimet dhe me shumë mundësi pas kombëtares do të jetë gati për sfidat e kampionatit shqiptar. Problem shqetësues është Çelhaka që vazhdon të punojë veçmas. Nga ana tjetër, sot pritet një vendim nga Komisioni i Apelit për dyshen Torasa-Batha. Bardheblutë vazhdojnë të kenë probleme pa fund. Në këtë moment që flasim janë 6 titullarë të cilët nuk mund të luajnë dot me Kukësin e dy të tjerë janë në dyshim. Nuk ka më keq për skuadrën kampione që nis sezonin me ekipin pretendent për titull.

Related posts

LARGOI TOPIN NË VIJËN FATALE/ Shikoni reagimin e Stons pas takimit (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga këndi, ylli Benzema ndëshkon Chelsea-n fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

MENDON RIKTHIMIN TEK REAL MADRID/ Legjenda e Los Blancos tregon shanset

Isa.Autor

Leave a Comment