Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI SHQIPTAR SHËNON GOLIN E FITORES/ Skuadra italiane merr kryesimin e renditjes me 3 kuqezinj në fushë

Skuadra e Reantes në Serinë C, është duke i mahnitur të gjithë, teksa pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, tashmë është në krye të renditjes në grupin A.

Skuadra ku aktivizohen 3 lojtarë shqiptarë, Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erland Lakti, ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Alesandrias me rezultatin 2-1.

Të 3 futbollistët shqiptarë zbritën në fushë, me Radën dhe Kabashin që e nisën titullarë, ndërsa Lakti u aktivizua nga stoli.

Ishte pikërisht Rada që shënoi golin e fitores për Renaten në minutën e 73’, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme që e çojnë në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, 2 pikë më shumë se Pro Verçeli i vendit të dytë.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Holandë-Itali, rezultati 0-1

Delo.autor

ARRIHET AKORDI CONTE-TOTTENHAM/ Sot pritet zyrtarizimi. Kjo është aventura e dytë e italianit në Londër

Delo.autor

RONALDO MË TELEFONOI PËR TË SHKUAR TEK…”/ Ish-futbollisti i Barcelonës rrëfen prapaskenën e merkatos

Delo.autor

Leave a Comment