Futboll Sport

“PLESHTI” AKUZOI GJYQTARIN PËR KORRUPSION/ Dani Alves del kundër: Mungesë respekti ndaj nesh dhe…

Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i Kupës së Amerikës, polemikat me gjyqtarët duket se do të vazhdojnë gjatë, sidomos pas deklaratave të dhëna nga Leo Mesi. Ai akuzoi shumë gjyqtar për korrupsion, duke shtuar se e gjitha ajo, po bëhej për të ndihmuar Brazilin që të shpallej kampion.

Sakaq, të shumtë ishin futbollistët që dolën kundër kësaj deklarate të Mesit dhe së fundmi, ka reaguar edhe mbrojtësi Dani Alvesh. Ish-shoku i skuadrës në kohën kur luanin te Barcelona, Alvesh u shpreh se ato deklarata janë mungesë respekti karshi Brazilit dhe jo vetëm.

“Në fillim është mungesë respekti ndaj Seleçaos, për mendimin tim. Më pas është mungesë respekti ndaj shumë profesionistëve të cilët me sakrificë po luftojnë për të realizuar ëndërr. Jam një shok që i them gjëra në sy kur është e nevojshme dhe mendoj se këtë radhë, Mesi gaboi kur i tha ato gjëra”, u shpreh Alvesh që fitoi pak ditë më parë edhe trofeun e 40 në karrierën e tij.

Related posts

Sulmuesi polak i Napolit relaksohet në Greqi me të fejuarën (FOTO)

Isa.Autor

“DERBI” I SHQIPTARËVE/ Albi Doka sfidon 3 “kuqezinj” të tjerë, nga stoli e nis vetëm Kallaku

Delo.autor

“E SHKATËRRUAR”/ Bashkëshortja e Kobe Bryant në gjëndje të rëndë pas aksidentit tragjik

Delo.autor

Leave a Comment