Eredivisie Futboll Sport

TRIUMFOJNË NË KUPËN E HOLANDËS/ Ajaxi fiton trofeun e parë sezonal, objektivi mbetet Championsi

Ajaxi ka triumfuar në finalen e Kupës së Holandës ndaj Wilem II, me rezultatin e pastër dhe të thellë 0-4.

Skuadra e Ten Hag, nuk e la kundërshtarin në asnjë moment të shpresojë dhe futi në “xhep” trofeun e parë sezonal.

Ishin Blind dhe Huntelar, ata që në minutat e 38-të dhe 39-të, hodhën bazat e këtij triumfi.

Në pjesën e dytë sërish Huntelar dhe Kristensen, vulosën gjithçka për djemtë e Ajaxit, që po kalojnë një formë të shkëlqyer në tre muajt e fundit.

Tashmë Ajaxi mund të shikojë përpara, për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve dhe të fitojë tripletën, që do të ishte e jashtëzakonshme.

Related posts

ZYRTARE/ Miratohet protokolli i ri në Itali mbi periudhën e izolimit, asimptomatikët dhe simptomatikët me Covid-19

Delo.autor

Igili Tare udhëton në Rusi/ Drejtori sportiv i Lazios gjurmon “luanin” e ardhshëm

Sadik.Autor

MILAN-SPAL/ Theo Hernandez shënon nga jashtë zone, Ibrahimovic çohet dhe… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment