Futboll Seria A Sport

MKHITARYAN FANTASTIK/ Shkruan historinë personale në Serie A. Roma fluturon

Henrik Mkhitaryan 3, Genoa 1! Mund të quhet kështu ndeshja e sotme e luajtur në “Marassi”, aty ku armeni ka marrë skenën duke shënuar plot tre herë në portën kuqeblu.

Në fillim të pjesës së parë me kokë, më pas duke u futur në zonë dhe realizuar fluturimthi dhe në fund me një goditje të jashtëzakonshme pa u menduar.

Në mes, barazimi i përkohshëm i Marco Pjaca. Një sukses i merituar ky për Roma dhe hat-trick i parë për armenin në Serie A!

Që nga fillimi i sezonit 2015-2016 – statistikat e Opta – armeni është një nga dy lojtarët që ka shënuar të paktën 10 gola në tre nga pesë ligat kryesore evropiane, së bashku me Zlatan Ibrahimovic.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Genoa-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR DYBALAN/ Marchisio: E konsideroj Paulon mes lojtarëve më…

Delo.autor

Kastrioti superior, krutanët synojnë dy mesfushorët e njohur

Sadik.Autor

Leave a Comment