Futboll Seria A Sport

NAPOLI NDRYSHON FANELLËN PËR MARADONËN/ Ja si do jetë bluza ndaj Romës

Napoli pret ditën e sotme Romën në shtëpi, në atë që është edhe kryendeshja e Serisë A për këtë fundjavë.

Të kaltrit kanë marrë vendimin për të ndryshuar fanellën për këtë ndesh, në nder të ndarjes nga jeta e Maradonës, legjendës së klubit dhe Argjentinës.

Sponsori “Partenopei” ka marrë leje në federatën italiane, që për ndeshjen e sotme lojtarët e Napolit të paraqiten me një fanellë ndryshe nga herët e tjera.

Skuadra napolitane do të futet në fushë ditën e sotme me një fanellë thuajse të njëjtë me atë të Argjentinës, ku luante Maradona dhe arriti suksese të mëdha. Një gjest i shkëlqyer ky i Napolit, të cilët gjithashtu kanë vendosur që edhe stadiumit t’i vendosin emrin e legjendës argjentinase.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Pas një kundërsulmi nga “Bardheblutë”, Seferi ndëshkon “Durrsakët” (VIDEO)

Delo.autor

PRITJA E VITIT/ Ja momenti kur 39-vjeçari i Rangers ndal topin në mënyrë të jashtëzakonshme (VIDEO)

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT/ Dani Alves prezantohet te Barcelona me… shapka si në vitin 2008

Delo.autor

Leave a Comment