Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Belgjika siguron kualifikimin me “POKER”, Anglia shkëlqen kundër Islandës

Belgjika ka arritur të kualifikohet në Final Four të Nations League pasi ka mundur 4-2 Danimarkën në shtëpi.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Romelu Lukaku, autor i dy golave në mbrëmjen e sotme.

Fitore edhe për Anglinë, që e ka mbyllur Grupin 2 të Ligës A në vendin e tretë me pikë të barabarta me Danimarkën.

Anglezët kanë luajtur me katër lojtarë Under 21 (Saka, Foden, Rice dhe Mount) në formacionin titullar për herë të parë që nga nëntori i 1959-ës.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Wembley ka qenë Phil Foden, që ka shënuar dy gola. Islanda e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhe të marrë nga Saevarsson në minutën e 54-t.

Related posts

33 GRADË NË “SAN SIRO”/ Edhe arbitri “dorëzohet” ndaj vapës së tmerrshme (FOTO)

Delo.autor

NDRYSHIME NË LIGËN E KOMBEVE/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet për shkak dëmtimi, ftohet mbrojtësi Adrian Bajrami

F.autor

“PO VAZHDOI KËSHTU ANGLIA DO TË LUFTOJË PËR TROFEUN”/ Trajneri Mema: Kroacia ishte shumë e vakët…

Delo.autor

Leave a Comment