Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Kosova mposhtet me përmbysje ndaj Sllovenisë dhe futen në krizë

Kosova bie sërish! Sekondat e fundit rezultojnë fatale për Muriqi & Co, që e panë veten në avantazh por u përmbysën. Ende asnjë fitore në grup për “dardanët”.

Sllovenia e filloi takimin më mirë, duke rrezikuan me anë të Vuckic, por tanët nuk lejuan hapësira mbrapa. Kosova kishte një rast të mirë me anë të Edon Zhegrovë në minutën  e 33-të, por që goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Valon Berisha më pas kishte në goditje nga këndi, mirëpo harkimin e tij nuk e arritën Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj.

Ilici më pas rrezikoi nga distanca në minutën e 39-t.

Dardanët e nisën pjesën e dytë mjaft mirë, duke ushtruar edhe presion te vendasit.

Bernard Berisha ishte arkitekti i golit të parë, me një asistim te Vedat Muriqi që shënoi  në minutën e 58-të.

Festa nuk zgjati shumë, pasi sllovenët barazuan për 1-1 me anë të Jasmin Kurtic (63’), me një goditje me thembër.

Por, në minutën e 94-t erdhi goli i dytë i Sllovenisë, me penallti nga Ilicic.

Sllovenia fiton kështu një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe sërish fut në telashe “dardanët” që janë vetëm 2 pikë në grupin e tyre 3 në Ligën C. Ndeshja e fundit ndaj Moldavisë, takim direkt për qëndrimin te Liga C.

Related posts

Rrëfimi mbi anën e errët të Mourinho: I fiksuar pas perfeksionit!

Q.Autor

Inter nuk ndalet në merkato, fituesit e tripletës pranë akordit me “yllin” belg

Isa.Autor

PLAS TEK VALENCIA/ Ish-mesfushori i Inter akuzon presidentin dhe mbetet jashtë ekipit. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment