Futboll La Liga Sport

NDESHJE DRAMATIKE/ Benevento ndal Kampionët Italisë dhe ndajnë pikët

Juventusi nuk arrin dot të thyejë murin Benevento dhe në “Vigorito” nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës së Filippo Inzaghit, që gjeti barazimin në fund të pjesës së parë me Letiziapasi bardhezinjtë kishin kaluar në avantazh me Morata.

Andrea Pirlos i kushton shumë lënia jashtë e Ronaldos (pushim këtë fundjavë) duke mos marrë 3 pikë në një fushë jo të vështirë dhe në letër tepër të lehtë.

Skuadra kampione e Italisë has vështirësi të jashtëzakonshme dhe pse gjeti golin pas 20 minutash kur Chiesa nisi një top të bukur për Morata, që brenda zone pasi dribloi mbrojtësin nuk fali në diagonale.

“Zonja” krijoi edhe disa raste të tjera, por sporadike më shumë dhe jo të mira për finalizim, deri kur në një goditje këndi, pasi Benevento i ishte afruar golit, Letizia gjen diagonalen e saktë, teksa Arthur i fali topin duke mos e larguar.

Në pjesën e dytë, dy herë Morata iu afrua golit, ashtu si Improta për vendasit. Në fund, mrekulli e portierit të Beneventos ndaj Dybala por edhe pritje e sigurtë ndaj Kulusekvsi, i aktivizuar ashtu si Bentancur dhe Ramsey në 45′ e dyta.

Përfundon 1-1 në “Vigorito” por loja bardhezi është për të vënë duart në kokë…

Related posts

TOP 20 KLUBET ME VLERËN MË LARTË BOTËRORE/ Barcelona komandon rruzullin, por vetëm 100 mijë dollarë më shumë se Real

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Orges Shehi trajner i ri i Tiranës, pritet zyrtarizimi

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tottenham-Manchester City. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment