Futboll La Liga Sport

NJERIU I MOMENTIT TEK BARCELONA/ Pedri: Është një ndjenjë e bukur, do bëja gjithçka për të luajtur me…

Pedri Gonzalez është njeriu i momentit në Spanjë dhe te Barcelona. Talenti i katalanasve është vetëm 17 vjeç, por e gjithë bota po flet për të. Në një intervistë për mediat e klubit, Pedri thotë se ka ndjekur këshillat e Leo Mesit dhe është krenar që luan me të në një skuadër.

Si i keni kaluar muajt e parë larg familjes dhe në qendër të vëmendjes?

Për momentin jam shumë mirë. Është një ndjenjë e bukur. Pavarësisht faktit që jam larg njerëzve që dua, jam duke bërë atë që dua më shumë: të luaj futboll.

Ju jeni vetëm 17 vjeç dhe po luani në kombëtaren U-21. Si ndiheni në këtë grup?

Jam shumë i lumtur që kam arritur të jem këtu dhe të njoh shokë të rinj. Janë persona të shkëlqyer dhe më kanë pritur mirë. Shpresoj që ta ndihmoj këtë grup me cilësitë e mia.

Emri juaj po qarkullon edhe si një mundësi për të luajtur me kombëtaren e madhe. E keni menduar?

Fillimisht duhet të jem i kënaqur me ecurinë dhe me prezencën time deri në ekipin U-21. Ndoshta do ta kem ndonjë ditë shansin për të qenë në kombëtaren e madhe. Kjo është ëndërr e të gjithëve.

Pas ndeshjes me Juventusin po qarkullonte një video me rastet më të mira. E patë apo i shmangni këto?

Po e kam parë, por nuk është korrekte. Unë gjithmonë i shoh ndeshjet të plota për të parë ato gjërat që gaboj. Shoh më shumë gabimet që bëj sesa ato që bëj mirë. Kjo është gjëja e duhur për t’u përmirësuar.

Ju keni thënë se një nga aspektet ku duhet të përmirësoheni janë goditjet në portë. Këtë sezon keni shënuar 2 gola.

Po. Është diçka ku duhet të përmirësohem. Qëndroj në stërvitje më shumë sesa të tjerët për t’u përmirësuar. Goditjet në portë duhet t’i përmirësoj. Edhe në aspektin fizik po punoj shumë. Besoj se më e mira do të vijë në të ardhmen.

Kuman ka thënë në daljet e fundit se futbollisti që e ka surprizuar më shumë jeni ju. Si i komentoni këto fjalë?

Që nga dita e parë më ka thënë që të punoja shumë dhe për detajet sepse të qëndroja te Barcelona do të ishte shumë e vështirë, por besoj se kam punuar mirë. E kam treguar që mund të jem pjesë e Barcelonës. Trajneri më ka dhënë besim dhe unë jam falënderues ndaj tij. Duhet të vazhdoj të punoj për të pasur minuta.

Ai ju aktivizoi edhe në Barcelona-Real Madrid. Si është të luash “El Clasico”?

Isha shumë i lumtur dhe kisha dëshirë të luaja. Është ëndrra e të gjithë lojtarëve. Unë dikur e shikoja nga televizori, ndërsa tani isha në fushë.

Keni folur me Ansu Fatin gjatë këtyre ditëve. Si është pas operacionit?

Sigurisht që është i mërzitur. Dua t’i dërgoj një mesazh përmes kësaj interviste që të rikthehet sa më shpejt sepse po e presim. Ai ka kohë dhe do të rikthehet në nivelin e mëparshëm. Është lojtar fantastik.

Ju keni thënë se idhulli juaj është Iniesta, por do të bënit gjithçka për të takuar Leo Mesin nga afër. Tani kjo është realitet.

Në fillim befasohesh kur e shikon nga afër, pastaj kupton që është njeri normal dhe mik me të gjithë. Është profesionist, stërvitet shumë dhe unë jam i lumtur që po mësoj nga më i miri në botë.

Si është raporti juaj me Lionel Mesin?

Për momentin shumë i mirë. Ai më jep këshilla brenda fushës se ku duhet të qëndroj, çfarë duhet të bëj. Ai i di më mirë se kushdo sepse ka fituar shumë trofe në futboll. Kur Mesi të jep këshilla është krenari.

Related posts

REALIZOI DY “MAGJI” NDAJ SUEDISË/ Ronaldo hyn në histori, tani mund ta thirrni CR101

Delo.autor

SKENA TË RRALLA NË FUTBOLL/ Tifozët largojnë presidentin nga stadiumi (VIDEO)

Delo.autor

“KY INTER ËSHTË PËR TITULL”/ Flet Antonio Cassano: Mbrojtja më e fortë se…

Delo.autor

Leave a Comment