Futboll Kategoria Superiore Sport

“FITORET NDAJ KUKËSI DHE PARTIZANIT TË PAHARRUESHME”/ Egbo i përlotur: Tirana më e madhe se çdo njeri, shpresoj që…

Emanuel Egbo së fundmi ka falënderuar të gjithë tifozët, vetëm një ditë pas shkarkimit të tij nga drejtimi i Tiranës. Në një lidhje live në rrjetet sociale, ish-tekniku bardheblu është shfaqur i emocionuar, teksa thotë se ishte i befasuar nga komentet pozitive, ndërkohë që në një moment kur flet për Tiranën përlotet.

“Është koha ëpr të pushuar pak, më pas të shikojmë si do shkojnë gjërat. Unë tani jam trajner futbolli. Unë jam mirënjohës për të gjithë tifozët e Tiranës. Mirënjohës për atë që kanë dhënë për këtë ekip, që për mua është më i madhi në Shqipëri. Unë e kam thënë gjithmonë që ju jeni lojtari i 12, sidomos në sezonin e kaluar, kur fituam titullin kampion. Jam këtu për të falënderuar klubin, duke filluar nga presidenti deri te punëtorët. Të gjithë që ishin pjesë e ekipit.

Tifozët? Tirana është klubi i zëmrës suaj dhe ju duhet ta mbështesni atë gjithmonë. Nuk jam i befasuar nga komentet pozitive. Klubi është më i madh se çdo njeri, ju duhet ta mbështetni, nga çdo cep i Shqipërisë. Shpresoj që do të vazhdoni me mbështetjen ndaj ekipit. Kurrë nuk mund të them lamtumirë, sepse nuk i dihet. Jam mirënjohës për çfarë kam arritur me këtë klub, nuk mund ta flas keq për këtë klub. Unë jam i njëjti Egbo që ju keni njohur nga fillimi. Uroj që ky klub të vazhdojë të ecë përpara.

Ka qenë emocion i paparë për mua, ndeshja me Partizanin dhe Kukësin, kanë qenë disa ndeshje ku kemi pasur emocione pafund, që nuk besoj se do të përsëriten përsëri, ndeshjet që i kemi fituar me djersën tonë.

Unë e kam thënë gjithmonë që për mua i rëndësishëm do të jetë grupi. Pavarësisht nëse mund të ketë lojtarë me teknikë të madhe, përsëri unë mendoj se gjithçka arrihet në grup dhe duhet të punojnë të gjithë bashkë. Kur një grup është bashkë, atëherë ky është lojtari më i mirë.”, u shpreh Egbo.

Related posts

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Chiellini mbrojtësit Rrahmani tek rasti i penalltisë

Delo.autor

Roma ndalet nga Sampdoria, Dzeko ‘shpëtimtari’ i kryeqytetasve

Q.Autor

Klubi i vogël francez Les Herbiers bëri historinë, por gjesti i Thiago Silvas po lavdërohet nga të gjithë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment