Futboll La Liga Sport

“NUK E DI NËSE KAM ORGANIKËN PËR TË FITUAR”/ Koeman: Ja biseda me Messin përpara nisjes së sezonit

Ronald Kuman fillon ankesat e para. Në një bilanc për ecurinë e deritanishme me skuadrën e Barcelonës ai thotë se nuk e di nëse ka grupin e duhur të futbollistëve për të arritur objektivat. Trajneri i katalanasve zbulon edhe bisedën që ka bërë me Lionel Mesin.

BILANCI – “Bilanci është pozitiv. Kemi ndryshuar imazhin e skuadrës, kemi bërë ndryshime të shumta që i kanë dhënë oksigjen grupit. Lojtarët janë shumë të përfshirë dhe të karikuar për të bërë më të mirën. Kemi rritur intensitetin e stërvitjeve dhe kemi bërë ndeshje shumë të mira. Është e vërtetë që kemi humbur shumë pikë në La Liga dhe mund të kishim marrë rezultat më të mirë. Vendimet e arbitrave kanë ndikuar në disa ndeshje. E dimë që duhet të përmirësohemi akoma më shumë dhe duhet të punojmë maksimalisht. Tani kemi pak pushime, por jemi të përgatitur për një kalendar të ngjeshur dhe shumë kërkues kur të rikthehen kompeticionet”.

OBJEKTIVAT – “Ne jemi Barcelona dhe gjithmonë duhet të fitojmë. Nuk jemi thjesht për të luajtur futboll. Duhet të luajmë me ritëm të lartë, sepse nëse ulim intensitetin, bëhemi skuadër e dobët në mbrojtje”.

TITUJT – “Për të fituar Ligën e Kampioneve, duhet të përmirësohemi më shumë. Sot për sot, skuadra si Bajerni i Mynihut janë përpara nesh, si ekip, si grup, sepse kanë luajtur prej shumë kohësh bashkë. Ne do ta kemi të vështirë dhe kjo është e sigurt, por kemi të ardhme dhe kjo më pëlqen”.

SKUADRA – “Nuk e di nëse kam ekipin ideal. Në disa role në fushë jemi shumë të limituar, por varet nga situata ekonomike. Na duhet patjetër një sulmues dhe një mbrojtës për të qenë sa më kompetitivë në të gjitha kompeticionet ku do të marrim pjesë”.

MESI – “Që nga dita e parë i kam thënë të njëjtat gjëra. Ai është më i miri dhe duhet ta ndihmojë këtë skuadër. Ka pasur gjërat e tij dhe probleme të ndryshme në verë, por që nga momenti që u rikthye në stërvitje ka qenë shumë mirë. Ai nuk ka pasur fat në disa ndeshje dhe nuk mund të ofrojë rendimentin e përhershëm, por jam i sigurt që në fundin e sezonit do të ketë shënuar shumë gola si gjithmonë”.

DISKUTIMI ME TË – “Kur erdha te Barcelona, më thanë se Mesi nuk ishte i lumtur. E takova në shtëpinë e tij dhe më shpjegoi arsyet që kishte për t’u larguar dhe unë u tregova i sinqertë. I thashë se e vetmja gjë që kam në dorë është aspekti sportiv, sistemi i lojës, pozicioni i tij në fushë dhe rëndësia, por ai kishte gjëra me klubin dhe unë nuk mund ta ndihmoja”.

BARÇA PA MESIN – “Mesi ka treguar se është një lojtar që dëshiron të fitojë trofe, të jetë më i miri dhe vazhdon të jetë. Pavarësisht problemeve ai është profesionist, por Barcelona ka qenë dhe do të jetë skuadra më e mirë, si me Mesin ashtu edhe pa Mesin”.

BLERJE – “Nuk do të transferojmë lojtarë për dëmtimin e Fatit. Kam folur me Ramon Planesin dhe të gjithë e dinë se dy rolet ku ne kemi probleme janë qendra e mbrojtjes dhe sulmi. Shpresoj që t’ia dalim sa më shpejt”.

STILI – “Krojf më mësoi shumë gjëra, detajet e futbollit dhe eksperiencën e tij. Më tregoi kur duhet të jem i rreptë dhe në cilat momente”.

GRIZMAN – “Duhet ta rikuperojmë sepse është një lojtar i rëndësishëm. Ka punuar mirë, edhe pse ai vetë e di që rendimenti i tij duhet përmirësuar. Të gjithë futbollistët mund të kalojnë momente të vështira, por ne duhet t’i ndihmojmë për të gjetur veten. Në fund të fundit, është në dorën e lojtarëve”.

Related posts

ZYRTARE/ Erë ndryshimi në Milano, Milan bëhet me drejtor të ri

F.autor

Orges Shehi: Skënderbeu nuk do të ketë gjeneralë, do të jap maksimumin

Isa.Autor

“KAM PASUR 10 DITË KOHË PËR TË PUNUAR ME EIKIPIN”/ Flet Pioli pas disfatës me Romën: Mendoj se dëshira nuk na ka munguar…

Delo.autor

Leave a Comment