Futboll La Liga Sport

NUK ËSHTË REAL MADRID/ Kroos zbulon skuadrën më të fortë tani: Në “Bernabeu”, prej Ancelottit

Jo vetëm sulm ndaj FIFA-s dhe UEFA-s, se po i trajtojnë futbollistët si kukulla. Toni Kroos, gjithashtu flet për disa momente të rëndësishme në karrierën e tij, të tilla si kalimi nga Bayern Munich te Real Madridi, i cili u aterializua kryesisht falë ngulmimit të Carlo Ancelotti. Duke folur për “Marca”, mesfushori gjerman adresoi çështje të ndryshme, që lidhen me ngjarjet aktuale, por edhe me të kaluarën.

Kroos fillon nga e tashmja, kur flet për Real Madridin:“Për momentin, Bayern Munich është skuadra më e fortë në botë. Nuk kam dyshime, e di se çfarë do të thotë kjo, sepse Real Madridi ka qenë për vite me radhë. Bavarezët Ligën e Kampionëve. Nëse fitoni atë titull, jeni skuadra më e mirë. Në fakt, ata fituan gjithçka sezonin e kaluar, kanë një ritëm tjetër. Ne duhet të pranojmë që ka skuadra më të mira se ne për momentin”.

Bayern Munich ishte dikur skuadra e tij: “Reali Madrid është klubi më i mirë në botë. Fillimisht doja të qëndroja në Mynih, pastaj patëm disa konflikte. Në atë moment, Ancelotti më telefonoi dhe më tha se më donte në ekip. Më tej, vendimi nuk ishte i vështirë. Unë kisha gjithë besimin e tij dhe ky qe çelësi për ta filluar mirë, pa presion. Kjo sigurisht më ndihmoi”.

Pastaj, një mesazh tjetër për FIFA-n dhe UEFA-n: “Kam frikë se mund të krijojnë një kompeticion tjetër. Por, ata duhet të kuptojnë se shëndeti i lojtarëve është në rrezik. Zhvillimi i ndeshjeve kaq shpesh na lodh dhe nuk është mirë për lojtarët. Mendoj se nuk është e nevojshme të shtrydhemi kështu”.

Related posts

DANI ALVES MBËRRIN NË BRAZIL/ Shikoni si “çmenden” tifozët e Sao Paulos (VIDEO)

Delo.autor

Vllaznia ende nuk ka lajme, Malota mbetet në arrati

Sadik.Autor

PO HUMBISTE NDAJ BETIS/ Bale dhe Kroos “shkrihen gazi” teksa Real “SHKATËRROHEJ” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment