Futboll Sport

KUR “SPECIAL ONE” BËNTE “LUFTË” ME CR7/ Mourinho: Shumë këtu mendojnë si unë, por nuk kanë b*le ta thonë…

Si ia del një kampion si Cristiano Ronaldo? Nuk është e lehtë, madje edhe për trajnerët më të njohur dhe më të suksesshëm. Disa prej atyre që kanë punuar me portugezin, të tillë si Ferguson, Ancelotti apo Zidane, e konsiderojnë të mrekullueshëm. Secili prej tyre gjeti mënyrën më të mirë të lojës, që fenomeni nga Funchal të jepte maksimumin. Dikush tjetër nuk shkoi shumë mirë, si Benitez dhe Sarri. Dhe nuk është rastësi që të dy kanë humbur vendet e tyre të punës, pas përplasjeve pak a shumë publike me CR7. Ku është Mourinho në këtë listë? E komplikuar për ta thënë, por biografia e lojtarit të Juventusit, e shkruar nga Guillem Balague dhe raportuar nga “Mirror” mund të japë një ide.

Libri tregon për një episod të datës 2013, disa muaj para lamtumirës së Jose nga “Santiago Bernabeu”. Në fund të ndeshjes, Mourinho kapet me CR7 për një faull në anësore, që u ekzekutua shumë shpejt. Meqë Ronaldo nuk u kthye për të mbrojtur, pasi Reali e humbi topin, trajneri iu hakërrye. Një qortim që, sipas biografit në fjalë, Cristiano nuk e mori shumë mirë: “Pas gjithçkaje që kam bërë për ty, më trajton kështu?”
Mourinho, megjithatë, nuk është nga ata që i lënë disa sjellje të shkojnë shumë larg: “Unë të qortova për ekipin, sepse ekipi kishte nevojë që ju të ktheheni në mbrojtje”. Kuptohet, ky shpjegim nuk e qetësoi dot numrin 7…

Balague thotë se disa minuta më vonë, Mourinho u përpoq përsëri të rihapte temën në një mënyrë më të butë, por Ronaldo nuk dëshiron t’ia dinte. Dhe pastaj tekniku bërtiti në dhomën e zhveshjes: “Unë dua që ju të dini diçka: shumë njerëz këtu mendojnë saktësisht si unë, por ata nuk kanë bo** ta thonë”. Një fakt i nënvizuar tashmë në biografinë e Cristianos, i cili shpjegon se shumë lojtarë të Realit i kishin kërkuar Mourinhos t’i jepte udhëzime CR7, në mënyrë që ai të merrte pjesë më shumë në fazën mbrojtëse. Si shkoi kjo histori? Reali e mbylli i dyti dhe në fund të sezonit, Mourinho vendosi të largohej, ndërsa Cristiano mbeti në Madrid deri më 2018. Një shenjë që edhe për “Special One” nuk ishte ide e mirë të debatonte me bashkatdhetarin e tij.

Related posts

INTER-LAZIO/ Bastoni mposht portierin Strakosha me një goditje të fuqishme nga ditstanca (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ E quajti virus “gej” që e vret shkuma e sapunit, gazetari sportiv humb jetën nga COVID-19

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Egnatias transferohet në Ukrainë

F.autor

Leave a Comment