Futboll Kategoria Superiore Sport

EUROPË DHE MBIJETESË/ Ka një garë edhe për… “Hirushen” e sezonit në Superiore

Nuk do të ketë vetëm garë për titull, por edhe për Europë e mbijetesë. Klubet kanë investuar ndjeshëm në këtë merkato vere dhe do tentojnë që të bëjnë befasinë. Surprizat nuk kanë munguar kurrë në Kategorinë Superiore, ndaj as ky kampionat nuk mund të bëjë përjashtim. Kemi parë në vitet e fundit se si Tirana, Vllaznia apo Flamurtari të binin nga kategoria, Luftëtarin e sapongjitur në elitë që të shkojë në kompeticionet, por edhe Bylisin që të bëjë “hirushen” për një pjesë të mirë të edicionit. Për shkak të ndryshime radikale, historikut të kampionatit tonë dhe precedentëve të viteve të fundit, pritet që Vllaznia, Skënderbeu, Bylis, Kastrioti dhe Apolonia të përfshihen te ky grup që do të garojë për pesëshen e dytë.
Kategoria-superiore4-logo-2
Ose do të kapin Europën dhe të djegin ndonjë nga ato që sot mund të quhet favorite, ose do të zhgënjejnë dhe luftojnë për të evituar rënie. Ashtu si në sezonin e fundit, qetësi nuk do të ketë për askënd. Nëse vendi i fundit dhe parafundit bien direkt, rrezikon edhe i teti (pozicion që të çon në “play off”).
vLLAZNIA AKADEMIA
E pamë Vllazninë që për pak shpëtoi, duke mposhtur Besëlidhjen në një finale mbijetese. Për shkodranët ky vit do të jetë “prova” e madhe. Me një sponsor të afruar, një grup të transformuar dhe një gjerman në stol, sfida do të jetë rikthimi në identitet. Disi më delikate do ta ketë situatën Skënderbeu.
sKENDERBEU
Klubi që dominoi për një dekadë në futbollin shqiptar, do tentojë që të kapë zonën “Euro” dhe minimizojë një tjetër vit nga dënimi i UEFA-s. Me një mal me largime dhe një ekip të rinovuar, Julian Ahmataj nuk do ta ketë assesi të lehtë. E megjithatë, bardhekuqtë gjithnjë kanë dëshmuar se dinë të çudisin.
Bylis
Në kampionatin e fundit te Bylisi iu “gëzuan” qëndrimit në kategori, edhe pse bënë një gjysmë sezoni fantastik dhe kapën vendin e dytë. Edhe këtë herë skuadra e Veljko Dovedan do tentojë të “kopjojë” veten, por duke korrigjuar diçka nga e shkuara.
kastrioti skenderbeu (1)
Kastrioti u rikthye pas një mungese sezonale në elitë, por këtë herë me Ramazan Ndreun do bëjnë çmos që të mos përsërisin gabimet e 2018-2019.
Bylis Apolonia
Apolonia pastaj është komplet histori tjetër. U kthye pas plot 5 sezonesh në mesin e më të mirave dhe pa ndonjë çmenduri në merkato, me italianin Xhovani Kolela ka si mision “mbijetesën”.

Related posts

TIFOZËVE TË MALMOS NUK I DEL INATI ME IBRAN/ Shikoni çfarë i kanë bërë së fundmi statujës së suedezit (FOTO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Furia” e papërmbajtshme, mbrojtësi Azpilicueta ndëshkon me kokë Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

Milot Rashica i surprizon të gjithë, kalon te Werder Bremen

Q.Autor

Leave a Comment