Futboll La Liga Sport

PAMJE EMOCIONUESE/ Ter Stegen: Barcelona, më shumë se një klub. Është shtëpia ime (VIDEO)

Barcelona publikoi një video në mediat e saj, në të cilën Marc-André Ter Stegen shpjegon ndjenjat e tij të mira, pasi ka mbyllur rinovimin me klubin javë më parë. Portieri gjerman kishte negociuar një marrëveshje të re me Barçën për disa kohë, por rrethanat e pandemisë kushtëzuan bisedimet deri në atë pikë, sa ato të ndaleshin. Përveç kësaj, gjermani iu nënshtrua një operacioni në gju, i cili e mbajti atë jashtë fushës deri javën e kaluar, kur u rishfaq shkëlqyeshëm kundër Dinamo Kiev (2-1).

Ter Stegen ishte një nga katër anëtarët e skuadrës, së bashku me Piqué, Lenglet dhe De Jong, të cilët i rregulluan marrëdhëniet e tyre kontraktuale me Barçën përpara se të fillonte negocimi i klubit me lojtarët për uljen e pagave më të larta, në kushtet e krizës së madhe financiare. Barcelona është bërë shtëpia ime dhe e familjes sime, brenda dhe jashtë fushës, – fillon Ter Stegen, duke shpjeguar më tej: – Ne jemi të lumtur këtu, kështu që ishte e qartë se në cilën mënyrë të veproja”.

Pasi kujtoi se “dëshira ime dhe e Barçës ka qenë gjithmonë për të arritur një marrëveshje rinovimi, për ta vazhduar historinë që filloi më 2014”, portieri gjerman shtoi: “Nuk është vetëm të luajturit për klubin më të madh në botë, por është edhe më shumë. Qyteti, tifozët më kanë trajtuar si njëri prej tyre që nga fillimi dhe kjo është e rëndësishme për mua. Është një ndjenjë që nuk do ta harroj kurrë. Unë dua të luaj në “Camp Nou” për shumë vite të tjera dhe të vazhdoj të fitoj tituj. Nuk ka ndonjë motivim më të madh se sa; shpresoj, shumë shpejt, të festojmë me tifozët tanë. Barça më shumë se një klub!”

VIDEO

Related posts

10 lojtarë me një klauzolë “alla Juventus”

Q.Autor

KOMISIONI I DISIPLINËS ME “DORË TË HEKURT”/ 9 lojtarë do mungojnë në ndeshjet e ardhshme në Serinë A

Delo.autor

MOMENT I VËSHTIRË TEK BARCELONA/ Motra e Griezmann takim urgjent me klubin “katalanas”

Delo.autor

Leave a Comment