Futboll Sport

ARBËR HOXHA SËRISH PROTAGONIST/ Dinamo Zagreb merr fitoren e madhe dhe rikthehet në krye

Dinamo Zagreb është rikthyer te fitorja në Kroaci. Me rezultatin 2 me 5 u regjistrua triumfi ndaj Slaven Belupos, që e ngjit Dinamon sërish në krye të klasifikimit.

Arbër Hoxha asistoi golin e pestë të sfidës për ekipin e tij dhe më pas u zëvendësua. Dhe pse Slaven Belupo shikohej si një nga tri pretendentët për titull, pati një paraqitje zhgënjyese në shtëpi.

Hoxha ndërkohë është vendosur në kuotën e 6 golave dhe 3 asistimeve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon edicionin më të mirë me Dinamon e Zagrebit, që synim të vetëm ka trofeun e kampionit.

Goli i asistuar nga Arbër Hoxha: (VIDEO)

Related posts

PAS VENDIMIT TË RËNDË NGA CAS/ Ja çfarë pritet të ndodhë me Skënderbeun

Delo.autor

Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni/ Këto janë përballjet që do ndezin Kupën e Botës

Isa.Autor

GAFA E GJYQTARËVE/ Goli i Partizanit në pozicion jashtë loje… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment