Futboll I pakategorizuar Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ VLLAZNISË NË DEBUTIM/ Nevil Dede: Koha ka qenë e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen

Nevil Dede e nisi aventurën e tij me humbje te Tirana, teksa u mposht në debutim nga Vllaznia me rezultatin 3-2. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Tiranës, për “Gol pas Goli” analizoi ndeshjen dhe tregoi arsyet pse erdhi kjo humbje në Shkodër.

Goli në fund- Të jem i sinqertë, e rëndësishme është që ekipi reagoi dhe tregoi karakter. Nuk ndihesh mirë kur pëson gol të tillë. Më vjen keq për mënyrën se si erdhi ndeshja. E pësuam nga tre topa të gjate. Më vjen keq për çunat, për paraqitjet.

Mbrojtja- Në futboll ndodhin edhe situata të tilla. Linja e mbrojtjes e mbajti mirë kundërshtarin. Ata kanë armë të fortë kundërsulmin dhe aty duhet të bënim mirë. E rëndësishme është që skuadra pavarësisht mungesave reagoi mirë. Ky është realiteti dhe futbolli. Koha ka qenë e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen. Disa lojtarë i kishim te kombëtaret. Vetëm dy seanca kemi qenë bashkë. Presioni i humbjeve të fundit dhe dëshira për fitore e solli këtë rezultat. Pas disa gabimeve individuale e rëndësishme është t’i japim kurajë lojtarëve.

Lojtarët në mbrojte- Do të thoja që të gjithë lojtarët që ishin gati për sot, kanë qenë në fushë. Hoxhallari për herë të parë kur kam ardhur te ekipi, e kemi përdorur si qendërmbrojtës dhe mendoj se mund ta bëjë mirë. Sot nuk doja ta rrezikoja, pasi ekipi po reagonte mirë. Vangjeli ka një shpirt të admirueshëm, pavarësisht se mosha bën të sajën. Detyra e çdo trajneri është që të mos komentojë ka vuajtur, por të marrë maksimumin nga lojtarët që ata të japin më të mirën.

Gjendja e skuadrës- E rëndësishme është që të rikuperojmë sa më shpejt Torasën. Shumë shpejt kthehen edhe Toshevski. Shpresoj që t’i kthejmë sa më shpejt.

Rikthimi te Tirana- Unë isha komod te U-19 e Kombëtares. Unë e pranova këtë mision. Kemi kontratë 2 vjeçare. Largimi i Kobinasë ishte për të përfituar nga ana financiare. Egbo meriton komplimente, por këta janë lojtarët, vetëm 3 lojtarë kemi me eksperiencë të madhe. Ne duhet të rikuperojmë sa më shumë. Shumë shpejt besoj se do të vijnë edhe rezultatet.

Pritja– Klima ishte shumë pozitive, gjeta miqtë e mi, nga Osmani te Muka dhe Halili. Të gjitha këto më bënin më shumë optimist. U munduam të bëjmë sa më mirë dhe e goditëm kundërshtarin në pikën e dobët. Më pritën mirë dhe u ndjeva si në shtëpi, nëse do ishte rezultati pozitiv do ishte akoma më mirë. Shpresoj që punën e lodhshme ta rikthejmë te rezultate.

Giamfi- Është i vetëdijshëm dhe besoj se nuk është ndonjë gjë serioze, por në momentin e parë ishte e frikshëm dhe u trembëm.

Related posts

OPERACION 100 MILIONË EURO/ Manchester United sfidon “Zonjën e Vjetër” për talentin spanjoll…

Delo.autor

FORMACIONI I “FRIKSHËM” ME YJE/ Chelsea këtë sezon synon titullin kampion, ja skuadra e re

Delo.autor

NISJA “HORROR” E SEZONIT 2020-21/ Dybala humbet ndeshjet me Argjentinën dhe tani ka edhe ethe! Ja kur kthehet tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment