Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PASI REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Reagon Hysaj: Jam mirë, por bëni kujdes dhe mbani maska (FOTO)

Futbollisti i Shqipërisë Elseid Hysaj qetësoi publikun shqiptar pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Në rrjetet sociale, futbollisti i Napolit dërgoi një mesazh inkurajues për bashkëatdhetarët e tij, që të kenë kujdes në këtë periudhë kaotike të pandemisë se koronavirusit.

Ai nuk harroi të motivonte shokët e skuadrës për takimin e nesërm kundër Bjellorusisë, ku kërkohet medoemos fitorja për të kapur vendin e parë në grupin tonë në Ligën e Kombeve.

Mesazhi i Elseid Hysajt
Mirëmbrëma të gjithëve! Sot dola pozitiv me COVID-19. Falë Zotit, jam mirë dhe s’kam simptoma, por bëni kujdes! Përdorni maskat! Forca Shqipëria dhe do kthehem së shpejti!

Related posts

STADIUMET ME DYER TË MBYLLURA/ Ja sesi tifozët e Egnatias do të ndjekin skuadrën për finalen ndaj Dinamos…

Delo.autor

“E VËMË ME BAST QË I SHËNOJ PARTIZANIT”/ Kobina sfidon Refik Halilin. Presidenti i Tiranës e befason me përgjigjen

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Rivalët tmerrohen: MILANI në janar bëhet i FRIKSHËM (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment