Futboll Sport

PASI VIDA REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Milan dhe Juventus ja hedhin paq. Conte në “ankth” për kroatët e tij

Milan dhe Juventus ja hodhën paq pas rastit pozitiv me koronavirus të mbrojtësit kroat Domangoj Vida. Hakan Çalhanollu dhe Metih Demiral kanë rezultuar negativ me COVID-19. Të impenjuar në sfidën miqësore Turqi-Kroaci, ku mbrojtësi 31-vjeçar i Beshiktashit u mor vesh lajmi se rezultoi i infektuar me COVID-19 në pushimin e ndeshjes.

Me Vidan në fushë prej 45 minutave të para të lojës, u rrit dhe rreziku i infeksionit të lojtarëve të tjerë të cilët ishin aktivizuar në atë sfidë, gjithashtu edhe kroatët e Interit, Perisiç dhe Brozoviç, të cilët ende nuk janë në dijeni nëse janë të infektuar, duhet të presin edhe pak orë për të kuptuar gjendjen e tyre dhe për të qetësuar Interin dhe trajnerin e tyre Konte.

Ndërkohë kombëtarja turke ka kryer tamponët për të gjithë lojtarët dhe stafin e tyre, me numrin 10 të Milanit dhe mbrojtësin juventin që rezultuan negativ nga koronavirusi.

Related posts

GAZETARI FRANCEZ KONFIRMON “TOPIN E ARTË” PËR DEMBELE/ Prestigjiozja ‘Marca’ ngre pikëpyetje: Të gjithë do të shokohen

F.autor

PARALAJMËRON ARSENALIN/ Arteta: Kujdes, PSV ka eleminuar Juventusin

F.autor

KUPA E FRANCËS/ I jashtëzakonshëm, sulmuesi Mbappe sprint nga thuajse 40 metra dhe ndëshkon Brest (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment