Futboll La Liga Sport

PEREZ MENDON PËR TË ARDHMEN/ Real Madrid hedh sytë nga talenti 18-vjeçar i Ajax…

Real Madrid ka nisur të mendojë për të ardhmen, pasi po has shumë vështirësi këtë sezon, duke zhgënjyer jo pak me paraqitjen e tyre si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur dhe për këtë kanë nisur të punojnë për të bërë ndryshime në organikën e futbollistëve. I pari në listën e merkatos së madrilenëve është mesfushori i talentuar i Ajaxit, Ryan Gravenberch, i cili për nga karakteristikat krahasohet me Paul Pogba.

Klubi spanjoll, për t’i paraprirë konkurrencës së klubeve të tjera ka nisur menjëherë bisedimet me agjentin e futbollistit Mino Raiola. Në garë për kartonin e 18-vjeçarit është edhe Juventusi që ka kohë që e ndjek futbollistin.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ “Blutë e Londrës” ofron 30 milionë euro për yllin sulmues të Bournemouth

Isa.Autor

“MENTALITETI I EKIPIT TANI ËSHTË…”/ Sarri pret rikthimin e dy lojtarëve në Champions, flet edhe për rastin Arthur

Delo.autor

“NJË PERSON SHUMË I BUKUR…”/ Lucas Mouroa “zbulon” gruan falë Zuckerberg: Mesazhi që “çmendi” internetin

Delo.autor

Leave a Comment