Futboll Seria A Sport

PËRGATIT SHKËMBIMIN ME INTER/ Napoli ofron Milik në këmbim të mesfushorit “Zikaltër”

Interesimi i Napolit për Matias Vesinon mund të rikthehet në modë gjatë merkatos së janarit, duke parë se uruguajani pëlqehet shumë nga trajneri Gatuzo.

Interit i nevojitet një sulmues për të kompletuar repartin e avancuar të Kontes. Dhe në këtë mënyrë Arkadius Milik është emri që i plotëson kriteret e trajnerit zikaltër.

Nuk përjashtohet një mundësi shkëmbimi Milik-Vesino duke parë pëlqimin e dy trajnerëve për dy lojtarët në fjalë. Mesfushori 29-vjeçar i Interit aktualisht vuan nga një dëmtim që e ka lënë jashtë prej muajsh dhe që ende nuk e ka kryer debutimin e tij këtë sezon.

Ndërsa Milik ka prishur çdo marrëdhënie me Gatuzon, dëshiron vetëm largimin, pasi ish-trajneri i Milanit nuk e ka përfshirë në asnjë listë të ligave këtë sezon.

Related posts

Salihi rigjen golin por Neustadt qëndron në ligën e dytë

Sadik.Autor

Alarm i rremë, Napoli konfirmon situatën e Elseid Hysajt

Sadik.Autor

“WHOSCORED”/ Formacioni më i mirë në La Liga për 2019, ja kush dominon…

Delo.autor

Leave a Comment