Futboll Sport

EKIPI I TIJ FITON PËR HERË TË PARË/ Maradona çmend rrjetin me kërcimin që bën (VIDEO)

Diego Armando Maradona, arriti të fitonte ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri, Gimnasia. Gimnasia, ekip tek i cili Maradona, është trajner, mposhti me rezultatin 4-2 Godoi Kruz në transfertë.

Deri më përpara kësaj ndeshje 58 vjeçari kishte vetëm 1 barazim dhe 8 humbje.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri, u shfaqën shumë të lumtur.

Maradona ka dhuruar spektakël me vete në dhomat e zhveshjes, teksa i gëzuar nga fitorja bën një kërcim, që po bën xhiron e rrjetit.

Legjenda argjentinase ka bërë një kërcim unik, i cili ka magjepsur të gjithë futbollistët që ndodheshin aty.

Related posts

Super Lukaku shënon për 2-0

Q.Autor

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

F.autor

MENAXHERI PLAS “BOMBËN”/ Ferguson trukoi Manchester-Juventus për një orë Rolex

Delo.autor

Leave a Comment