Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT MBI MERAKTON/ Ylli i Premier: Më donte Manchester United dhe Juventus, por do të largohem vetëm për…

Raul Jimenez, sulmuesi i Wolves, ka folur për mikrofonat e TUDN në lidhje me zërat e merkatos që e kanë përfshirë në të kaluarën, duke konfirmuar se skuadra si Manchester United dhe Juventus janë vënë në lëvizje për të.

“Një ditë jam zgjuar dhe më kërkonte Juventus, një tjetër Manchester United dhe ajo që di është se ka patur disa kontakte. Por nuk është arritur asnjëherë një marrëveshje”, ka shpjeguar Raul Jimenez.

“Jam shumë i lumtur te Wolves, nuk është kurrë e gabuar të qëndrosh në një vend ku ndihesh mirë. Klubi e di se nuk jam kurrë i kënaqur, kërkoj gjithmonë të bëj diçka më shumë për t’u përmirësuar”.

“Të Largohem? Nëse do të ndodhë, transferimi do të duhet të ndodhë për të mirën e Wolves, për mua dhe për klubin e ri. Më pëlqen që këtu kanë një konsideratë të madhe kundrejt meje”.

Related posts

SHPREH DASHURINË” PËR KLUBIN/ Dybala thur elozhe: Juventusi skuadër e rëndësishme, kënaqësi të luaj me…

Delo.autor

KLUBI HISTORIK HOLANDEZ NË KRIZË/ Futbollistëve u kërkohet ulje rroge për herë të dytë brenda 1 viti

Delo.autor

“Magjistari” Messi shuan shpresën e Atleticos për titull. Barcelona +8 (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment