Futboll Seria A Sport

“RACIZMI EKZISTON KUDO”/ Thuram “shpërthen” kundër Italisë: Më trishton shumë kjo gjë

Lilian Thuram, ish-mbrojtës i Parma-s dhe Juventus-it, si dhe kampion bote me Francën në 1998-ën, ka dhënë një intervistë të ashpër për La Stampa.

Argumenti kryesor ka qenë racizmi dhe qëndrimi i Italisë në lidhje me këtë çështje.

“Në Itali ka një problem të vërtetë me racizmin dhe ajo që më trishton më shumë është se pranohet”, ka thënë në mënyrë të qartë Thuram në lidhje me temën delikate.

“Ka hipokrizi kur thuhet se nuk është e mundur të pranohet, por ajo që duket në stadiume është imazhi i shoqërisë. Racizmi ekziston kudo”.

“Shoqëritë tonë janë ndërtuar mbi idenë se të jesh i bardhë është më mirë, ashtu si tek ideja se të jesh burrë është më mirë se të jesh grua. E njëjta gjë ndodh relativisht me të qenit heteroseksual”.

Në lidhje me një të ardhme të mundshme të djalit Marcus në Serinë A: “Ai në Itali? Fëmijët duhet të lihen të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre, por futbolli italian nuk është më i njëjtë”, ka thënë Thuram.

Related posts

ZYRTARE/ Godet Inter, Marotta i bën një dhuratë Inzaghi-t, sulmuesi me parametra zero zbarkon në Milano

F.autor

MotoGP/ Rossi zbulon pse ka marrë nofkën ‘Doktori’ dhe numrin 46

Sadik.Autor

“ZEMËR, SHPIRT DHE… IBRAHIMOVIC”/ Kjo është kura e Piolit për Milan

Delo.autor

Leave a Comment