Futboll La Liga Sport

REAL MADRID NË KRIZË/ Zidane: Ekipi duhet të ndryshojë dinamikën dhe të fitojë, në të kundërt…

Reali i Madridit ka humbur në këtë sezon 3 ndeshje, aq sa humbi në të gjithë sezonin e kaluar. Kadiz, Valencia dhe Alaveshi kanë arritur të mposhtin formacionin e Zidanit dhe më e keqja është që tani vjen kalendari më i vështirë me skuadra si Sevija apo Atletiko. Me këtë kuptohet gjithçka. Ekipi duhet të reagojë nëse nuk do që të krijojë distancë me kryesuesit e La Ligës përpara festave. Nëse shikojmë statistikat kuptojmë momentin e vështirë që po kalon Reali i Madridit. Skuadra e Zidanit ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë nga 9 të mundshmet e fundit në La Liga. Humbi me Valencian me 3 penallti kundër, barazoi me Vijarealin dhe humbi me Alaveshin.

real madrid

Kjo është humbja e dytë në shtëpi në La Liga dhe e treta në total duke llogaritur edhe Shahtjorin. Reali duhet patjetër të reagojë dhe këtë gjë duhet ta bëjë me kundërshtarë më të vështirë. Java e ardhshme korrespondon me duelin Sevija-Real Madrid, ndërkohë që në mesjavë luan me Shahtjorin në Champions. Pas dy javësh lihet me Atletikon, një duel vendimtar për të ardhmen dhe skuadra e Zidanit nuk mund të humbasë ndaj një ekipi pretendent. Me fitoren ndaj Valencias, skuadra e Simeones shkoi 6 pikë më shumë sesa Reali, por me një ndeshje më pak. Reali duhet të përmirësohet shumë në mbrojtje sepse po shkakton penallti dhe tashmë janë 5 në 3 ndeshje. “Galaktikët” kanë pësuar 16 gola dhe kjo do të thotë 1.2 gola për ndeshje. Kjo është ecuria mesatare më negative e Zidanit që nga koha kur ka filluar si trajner i Realit. Golat në favor nuk janë një pikë e fortë. Madrilenët kanë shënuar 16 gola në 10 ndeshje dhe kanë mesataren më të dobët që nga viti 2009.

ZINEDIN ZIDAN

Zinedin Zidan është i befasuar dhe i surprizuar me atë që po i ndodh skuadrës së tij dhe thotë se nuk gjen dot shpjegim. Trjaneri madrilen thotë se ekipi duhet të ndryshojë dinamikën dhe të fitojë vazhdimësi, sepse në të kundërt do ta ketë shumë të vështirë që të luftojë për titullin kampion në Spanjë.

FITORET – “Nuk kam shpjegim për këtë ecuri. Kemi vetëm 7 fitore në 14 ndeshje. Nuk di çfarë të them as për këtë ndeshje ndaj Alaveshit. Alternojmë momentet pozitive me ato negativet. Kur pëson gol pas 3 minutash, gjërat ndërlikohen. Ndaj Interit bëmë një ndeshje të mirë, ndërsa këtë herë… Ky është realiteti. Duhet të punojmë, të rikuperojmë lojtarët dhe të ndryshojmë dinamikën. Nuk kemi vazhdimësi”.

HAZARD – “Mendoj se është thjesht një goditje dhe shpresoj që të mos jetë diçka muskulore”.

FILLIMI – “E nisëm siç e nisëm. Ishte nisja më e dobët në kampionat. Nuk ndryshuam dot dinamikën e ndeshjes dhe kjo më bezdis dhe më shqetëson shumë”.

LA LIGA – “Ky është problemi që kemi, vazhdimësia. Kemi shumë probleme me dëmtimet. Nuk është justifikim, por realiteti. Nuk ka shpjegim”.

SKUADRA – “Duhet të gjej zgjidhje për këtë situatë dhe nuk do ta them këtu si. Nuk duhet të mendojmë vetëm negativisht, por të mësojmë nga këto humbje”.

Related posts

Lazio – Roma, formacionet zyrtare të derbit drithërues

Sadik.Autor

SITUATA E ISCOS KRITIKE TEK REAL MADRID/ Zidane merr vendim për “fantazistin” spanjoll

Delo.autor

LAJMI I KEQ/ Shtohen problemet për Shaqirin te Liverpooli

F.autor

Leave a Comment