Futboll Sport

NGA MOURINHO TEK CONTE/ Ja klubet e mëdha të Europës që përgatisin revolucionin

Skuadra më të rëndësishme të Europës janë gati të bëjnë një revolucion të vërtetë në stol. Ndryshimi i trajnerit është pothuajse i sigurt te Real Madrid, Chelsea, Roma, Inter dhe Juventus, por kësaj liste mund t’i shtohen edhe Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Këto ndryshime pritet të çojnë te rritja e mëtejshme e rrogave të trajnerëve të mëdhenj.

Le t’i marrim gjërat me radhë. Çfarë ndodh te Real Madrid tani? Eliminimi nga Champions League i ka dhënë  fund ciklit fitues të madrilenëve, të cilët do të nisin punën për rindërtimin e skuadrës, duke filluar nga trajneri.

Pas sezonit të dështuar të dyshes Lopetegui-Solari, me këtë të fundit që nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, Florentino Perez po mendon për një emër të madh dhe, me përjashtim të një kthimi të bujshëm të Zidane, i pari në listë është Jose Mourinho, ish-trajneri i “Los Blancos” në trevjeçarin 2010-2013, me një kampionat, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës të fituar. Vetë portugezi ka bërë të ditur se do të ishte i gatshëm të kthehej.

Mourinho te Real do të përjashtonte transferimin te “merengues” të Massimiliano Allegri-t, nëse italiani do t’i thotë lamtumirë Juventus-it në fund të sezonit. Në rast divorci me “Zonjën”, për Allegri-n do të hapeshin dyert e Premier League, me Chelsea-n (nuk ka vendosur akoma nëse do ta konfirmojë Sarri-n) që është në avantazh ndaj Manchester Unites, ku Solskjaer duket shumë i sigurt.

Juventus, nga ana tjetër, përveç hipotezës Zidane, ka shtuar edhe emrin e Pep Guardiola në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Massimiliano Allegri-t. Problemi është se spanjolli është i lidhur me Manchester City-n edhe për dy vite të tjerë dhe përfiton 23 milionë euro e gjysmë në vit. Pep, gjithsesi, nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për Italinë dhe vlerësimin për bardhezinjtë, duke e lënë të hapur derën e një kthimi në kampionatin italian, ku ka luajtur me fanellat e Brescia-s dhe Roma-s.

Duket më i vështirë një kthim tek Juventus i Antonio Conte-s, i cili është kandidati numër një për të marrë vendin e Luciano Spalletti-t tek Inter-i. Edhe Allegri është përmendur në ditët e kaluara për një transferim te zikaltrit, por përshtypja është se Conte, pavarësisht rrogës së lartë që ka kërkuar (9 milionë euro në sezon për 3 vite), mbetet objektivi i madh i Marotta-s dhe Zhang-ut.

Më pas vjen Roma, që ndodhet në një udhëkryq. Nëse kualifikohet në çerekfinalet e Champions League, Eusebio Di Francesco ka shumë mundësi që të mbetet në drejtim të ekipit deri në fund të sezonit, përndryshe do të largohet menjëherë, duke u zëvendësuar nga Paulo Sousa. Nëse reziston deri ne fund të sezonit, pasardhësi i Di Francesco-s pritet të jetë Maurizio Sarri.

Related posts

REVOLUCION TEK “ZIKALTËRIT”/ Jo vetëm Antonio Conte, nga Inter-i largohet edhe…

Delo.autor

ZBULOHEN PREMIOT E SEZONIT/ Ja shuma e majme që përfiton Tirana në rast të fitores së titullit…

Delo.autor

MIGJEN BASHA FIRMOS NË AUSTRALI/ Te klubi i ri e shohin si lider

Delo.autor

Leave a Comment