Futboll Sport

REFUZOI TË MBANTE 1 MINUTË HESHTJE PËR MARADONËN/ Futbollistja Dapena: Jam kërcënuar me vdekje…

Një futbolliste spanjolle ka befasuar mbarë botën me refuzimin e saj për të respektuar ikonën e futbollit botëror Diego Armando Maradona. 24-vjeçarja Paula Dapena u ul në fushë dhe ktheu kurrizin në momentin që para takimit të ekipit të saj Viajes po mbahej një minutë heshtje për “Lojtarin e Shekullit 20”.

Ai tregoi se “protesta” e saj erdhi në shenjë solidarizimi me Ditën e Dhunës ndaj Gruas, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës se si Diego i trajtonte partneret e tij. Dapena këmbënguli se do të refuzonte sërish të nderonte Maradonën.

Ish-ylli i futbollit vdiq të mërkurën, ndërsa ndeshja e Viajesit u zhvillua një ditë më pas.

“E enjtja ishte një ditë kundër Dhunës Gjinore, ndërsa ne mbajtëm një minutë heshtje për një njeri që ka dhunuar gratë, dhe jo për viktimat. Është diçka që idealet e mia feministe nuk mund ta pranojnë. Për mua Maradona është një futbollist spektakolar, por si njeri kishte shumë gjëra që mund të mos i pëlqeje dhe duhet të vlerësosh për cilësitë njerëzore që ka. Në klubin tim, secili është me mua. Kam marrë shumë vlerësime në rrjetet sociale, por dhe jam kërcënuar me vdekje”, rrëfen disa më pas futbollistja Paula Dapena.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Shehi: Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por të kënaqur me…

Delo.autor

KUMBULLA I PRISH FESTEN MILAN/ S’mjafton Ibrahimovic, “Djalli” e pëson nga portieri

Delo.autor

EIBAR-REAL MADRID/ Pas 6 minutash lojë, sulmuesi Benzema zhbllokon sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment